RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Analizë: Shprehitë dhe mangësit e Tyson Fury-t mund të jenë përparsia e Seferit

2 min read

Artan Vërbica
7 qershor 2018

Boksieri ynë Sefer Seferi ka arritur dje në Manchester të Anglisë ku të shtunën me 9 qershor e pret përballja me ish-kampionin e padiskutueshëm botëror në kategorinë e rënd, Tyson Fury.

Këtë përballje e kam quajtur edhe më herët si përballje historike për vetë Seferin, por edhe për gjithë kombin shqiptarë, pasi që boksieri ynë po ndeshet me boksierin e famshëm ndër më të mirët në dekadën e fundit, njeriun i cili ndali hovin e të famshmit Wladimir Klitschko që për dhjetë vite kishte mbizotruar kategorinë e rënd.

Oferta e arritur nga kampi i Fury-t për të boksuar me boksierin tonë Seferi ishte befasuese për shumë kend, por jo rastësisht ky rast i vije boksierit tonë pasi para vetës ka një bagazh të konsiderueshëm prej 23 fitoresh (21 KO) dhe vetëm një humbje nga WBA kampioni i botës, Manuel Charr, që Seferi e humbi ngushtë para dy viteve me anë të pikëve.

Shumë kush e pret që Seferi nuk ka asnjë shancë kundër Fury-t, por unë mendoj më ndryshe dhe në boks gjithmonë ka befasi dhe kjo pse mos të besohet edhe nga vetë Seferi i cili nuk ka çka të humb.

Seferi, 39-vjeçar tani më ka moshën e përkryer, përvojën e duhur, pjekurin, besa edhe burrërin duke e njohur nga afër dhe karakterin e tij. Ai më 9 qershor në Manchester Arena do të na përfaqësoj denjësisht.

Për Fury-n nuk kemi çka të diskutojmë. Sukseset e tij të jashtzakonshme flasin për te. 25 meçe, 25 fitore (18 KO) flasin më së miri. Ai ka fituar çdo gjë në boksin profesionist duke iu rikthyer tani boksit pasi penzionimit prej dy vjet e gjysmë. Fury pas fitores nga Klitschko nuk e zhvilloi revanshin me ukrainasin. Problemet me peshën u shfaqën dhe filloi konsumimin e kokainës duke u larguar nga boksi. Këto shprehi dhe mangësi nga Fury mund të jenë përparsi për Seferin, ku unë vazhdoj të besoj. Ndoshta Fury do ta merr si kafshatë të lehtë Seferin, që edhe kjo do të jetë në dobi të boksierit tonë, por deri më tani Fury në deklarata dhe gjëra të tjera është treguar i matur duke respektuar Seferin.Ai sikur se në “Work Out” por edhe në konferencë për gazetar e respektoi boksierin tonë.

Të shpresojmë që 9 qershori mund të jetë fatë fatlumëse për boksin tonë dhe gjithë kombin.

www.kosovaboxing.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.