RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Robin Krasniqit mëson kundërshtarin e radhës

1 min read

Pas shumë bisedave me shumë boksierë dhe frika e kundërshtarëve të përballen me boksierin tonë Robin Haxhi Krasniqi, më në fund ekipi SES Boxing ka arritur të finalizoj marrëveshjen me boksierin polak, Bartlomiej Grafka, me të cilin do të përballet me 3 shkurt në qytetin Halle të Gjermanisë.

Krasniqi nga 22 prilli i vitit të kaluar kur pësoi nga Arthur Abraham nuk kishte zhvilluar asnjë meç. Ky meç është mjaft i rëndësishëm për ecurinë e tij, i cili me 2018 ka plane të mëdha. Dueli Krasniqi dhe Grafka do të zhvillohet në tetë raunde dhe do të jetë kryesori i mbrëmjes.

Grafka është i njohur për opinionin tonë. Ai dy herë ka boksuar me boksierin tonë Naim Terbunja duke pësuar humbje në dy përballjet, me 2012 në Prishtinë dhe me 2014 në Malmo të Suedisë. Polaku ka më shumë humbje se fitore, 27 humbje dhe 20 fitore (9 KO) dhe 3 barazime në 50 meçe, mirëpo cilësohet boksier i fortë dhe i rrëzikshëm. 

“Për mua me rëndësi ishte të gjejnë një kundërshtar dhe të boksoj. Shpresoj të filloj vitin e ri me fitore duke pasur ambicie të mëdha në këtë vit. Nuk dua të premtoj shumë, por ky do të jetë viti im dhe viti i titujve. Të gjithë adhuruesve të mij, ju premtoj një fitore të madhe me 3 shkurt” theksoi Krasniqi për Kosova Boxing.

www.kosovaboxing.org
22 janar 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.