RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Haxhi Krasniqi – Boksieri më i mirë i vitit 2016

9 min read

Përgatiti: Artan Vërbica,
Prishtinë, 11 janar 2017

Foto: Eroll Popova robin-haxhi-krasniqi

Reportazh i gjërë për boksierin e vitit, Robin Haxhi Krasniqi

Dy fitoret e tij me 2016 të vlerësuara nga agjencioni Kosova Boxing i jep epitetin e boksierit më të mirë të këtij viti, Haxhi Krasniqit.

Dëshprimi i Haxhi Krasniqit që në vitin 2015 nuk arriti të realizoj ëndrrën e tij dhe gjithë shqiptarëve për të pasur kampionin e parë botëror ishte zhgënjyes. Mirëpo, Krasniqi nuk u dorëzua dhe mori forcë duke mos u dorëzuar, duke shkëlqyer në vitin që lamë pas me 2016, ku shënoi dy fitore të mëdha, kundër turkut me nënshtetësi gjermane Cegri Ermis dhe poashtu kazakut me nënshtetësi gjermane, Juergen Doberstein.

Strategjia e Krasniqit dhe ekipit të tij SES Boxing në fund të vitit 2015 kishte ndryshuar dhe plani për 2016 ishte tjetër. Krasniqi tani do ta sprovonte vetën në një kategori tjetër nga ajo gjysëm e rëndë në atë super të mesme. Meçin e parë të vitit do ta zhvillonte me 9 janar në Maritim Hotel në Berlin ku përball do ta kishte turkun Cagri Ermis. Ermis një boksier 32-vjeçar me një eksperiencë të madhe në boksin profesionist me bilanc prej 18 fitoresh (5 KO), 9 humbje dhe 2 barazimeve, do të kërkonte fitore kundër boksierit tonë.Para se të përballej me Krasniqin kishte fituar titullin IBF East/West Europe duke mposhtur pikërisht boksierin që Krasniqi më pastaj do të përballej Juergen Dobersteinin me vendim unanim pas 12-raundeve. Ermis në të kaluarën kishte mposhtur edhe boksier të tjerë të spikatur si Baker Barakat, Bartolemij Grafka, Vitor Sa, etj. Ermis gjatë karrierës kishte pësuar nëntë herë por vetëm një herë kishte pësuar me nakaut teknik dhe atë në raund të dhjetë ndaj Hassan N`Dam N`jikam. Shumicën e humbjeve i kishte pësuar jashtë Gjermanisë nga boksier cilësor si Gevorg Khatchakian, Predrag Radosevic, Ante Bilic, Ahmad Kaddour, etj. Prandaj e cilësuam si një meç sfidues të një rëndësie të madhe për boksierin tonë.

Data 9 janari ishte mbrëmje domethënëse sepse Krasniqi akoma nuk kishte shëruar plotësisht plagët nga humbja nga Juergen Brahmer, që e kishte pasur për titull bote. Por, motivi te boksieri ynë kishte qenë edhe më i madhë. Pas humbjes nga Brahmer, Krasniqi kishte bërë një punë të madhe dhe të menqur, duke i dhënë vetës pushim të gjatë dhe duke e analizuar mirë situatën e tij, rehabilitim duke analizuar mirë situatën duke mos nxituar.

Ai në mesin e vitit 2015 kishte vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qendrat më të mëdha të boksit amerikan, Las Vegas-in, Ohio-n, si dhe Filadelfija-n, ku ishin stërvitur kampionët më të mëdhenjë botëror. Ai vizitoi dhe pa si punohet në ekipin e Mayweather Promotion në Las Vegas të boksierit të famshëm Floyd Mayweather. Në Ohio kaloi kohën më të gjatë, ku aty pati rastin të takoj edhe legjendën Buster Douglas (njeriu i parë që kishte mposhtur të hekurtin Mike Tyson). Ishte motivim i madh për te të stërvitej në një palestër ku kishte stërvitur Douglas.  Dhe së fundi ishte në San Francisco, qytetin ka kanë dal shumë kampion botëror, si Joe Fraizer, Tony Olivera, Willie Ritchie, etj. Gjatë qëndrimit në San Francisko, Krasniqi nuk e kishte lënë pa e vizituar edhe pjesën e qytetit ku ishte xhiruar seriali i famshëm “Rocky” i regjisorit dhe aktorit të njohur Silvester Stalone, aty ku ka edhe statujën i famshmi “ROCKY”. E gjithë kjo përvojë kishte motivuar për së tepërmi Krasniqin që të vazhdoj edhe më shumë të punoj duke kërkuar dhe mësuar më shumë.

Nga SHBA-ja, Krasniqi u rikthye shumë më i fortë. Fazën e fundit të përgatitjeve e zhvilloi në Gjermani në Magdeburg. Tani atë e priste meçi me Ermis. Të gjithë ishim kurreshtar ta shohim më ndryshe Krasniqin.

Krasniqi fitoi ndaj Ermis me vendim unanim duke hapur një epokë të re për te
Maritim Hotel, Berlin, 9 janar 2016 – Ashtu siç pritej dueli Krasniqi dhe Ermis u karakterizua si shumë i fortë në çdo raund. Pas tetë raunde të forta fitues doli të jetë boksieri ynë duke triumfuar me vendim unanim, ku tre gjyqëtarët i dhanë fitoren boksierit tonë (Iko Bebiç 78-76, Oliver Brein 77-75 dhe Rene Fiebig 77-76). Pavarsisht fitores së ngushtë, fitorja e Krasniqit ishte mjaft e vlefshme dhe e merituar.

Me këtë fitore Krasniqi nisi rrugën e tij të re drejt sfidave të ardhshme dhe titujve tjerë në kategorinë super të mesme.

Shumë shikues shqiptarë por edhe gjerman nuk dolën aq të kënaqur me performancën e Krasniqit kundër Ermis, mirëpo duhet të ishim të kënaqur, sepse Krasniqi kishte një sprovë të re, ndrimin e kategorisë që nuk ishte e lehtë për te dhe poashtu ai fitoi ndaj një kundërshtari të çmuar dhe të vlerësuar dhe deri në fund ndaj tij ishte luftë. Gjithë kësaj këmbëngulje të Krasniqit duhet shtuar synimin e tij, i cili ndoshta boksoi më shumë me zemer se sa me kokë, por erdhi në shprehje karakteri i tij i cili gjatë gjithë meçit ishte këmbngulës duke mos iu shmangur asnjëherë luftës.

Meçi i radhës ishte ai me Juregen Doberstain
Doberstain ishte kampion interkontinental në versionin WBA, ndërkohë meçi ishte vakant edhe për brezin tjetër, atë WBO interkontinental. 

Meçi i radhës për Krasniqin ishte ai me Juergen Doberstain. 27-vjeçari, Doberstain ishte kampion interkontinental në fuqi në versionin WBA. Ai kishte bilanc mjaft të mirë prej 20 fitoresh (6 KO) dhe dy humbjesh. Ky meç u zhvillua me 15 korrik në Saarbrucken, Saarland të Gjermanisë në qytetin e Doberstainit .

Dueli nuk ishte aspak i lehtë për boksierin tonë, ku ky meç u organizua në shtëpin e Dobersteinit dhe nën organizimin e tij “Doberstian Promotion”. Por, Krasniqi i pa trembur me guxim të plotë e pranoi sfidën ndaj tij duke synuar fitoren.

Meçi ishte i vlefshëm për dy titujt botëror, WBA Inter-Continental që ishte pronë e Doberstainit dhe titullin vakant WBO Inter-Continental në kategorinë super të mesme.

Doberstain renditej i 11-ti në WBA dhe 15-ti në WBO. Ndërsa që Krasniqi pas fitores me Ermis rangohej vetëm në versionin WBO, i 5-ti.

Përgatitjet për këtë meç Krasniqi i kishte filluar para se të finalizohej marrëveshja që të boksonte me Doberstein. Krasniqi ishte larg pamës. Ai parashikoi një meç të madh. Përgatitjet prapë do të zhvillonte përtej oqeanit, por kësaj here jo në SHBA, por në Kanada. Ai zgjodhi qytetin e boksit Quebec në Kanadë.
Në Quebec, pati mundësinë të sparringoj me shumë fëtyra të njohura botërore si, Artur Beterbiev (10-0, 10 KO). Beterbiev është një kampion i madh nga boksi olimpik. Ai ka triumfuar dy herë në kampionatin evropian (2006 në Plovdiv të Bullgarisë dhe 2010 në Moskë të Rusisë) dhe dë herë në kampionatin botëror (2007 në Chicago të SHBA-ve dhe 2009 në Milano të Italisë). Ai shquhet si rivali kryesor që do të mund të sundoj kategorinë gjysëm të rënd në të ardhmen. Deri më tani ka zhvilluar 10 meçe, të gjitha fitore me ndërprerje.

Doberstain u tregua i pakulturë në matje zyrtare ku shtyu Krasniqin

Meçi Krasniqi dhe Doberstain u afrua. Gjithçka kishte shkuar mirë në dy konferenca të zhvilluara për gazetar, por në matje zyrtare nuk doli të jetë ashtu siç më parë. Të dy boksierët ishin në limit në 76.0 kg. Por, kur erdhi koha që dy boksierët të shikohen sy më sy, Doberstein shtyu boksierin tonë duke u treguar jo sportist i vërtetë. Menjëherë pas kësaj ndërhyrën dy taboret për tu mos u përshkallëzuar më teper situata.

Vendi i ballafaqimeve është ringu z. Doberstein. Kulturen sportive dhe miresjelljen do t`ia mësoj Dobersteinit në ring nesër mbrëma” theksoi Krasniqi për Kosova Boxing. Dhe pikërisjt këtë e bëri duke e mposhtur pas 12-raundeve të forta. 

Krasniqi e mposhti Dobersteinin duke e detyruar të tregoj respekt
Saarlandhalle, Saarbrucken, Saarland, 15 korrik 2016 – Ashtu siç ishte pritur dhe doli të jetë sfidues dhe emocional ky meç. Që nga raundi i parë e deri tek ai i fundit meçi ishte sfidues duke mos u ditur fituesi. Krasniqi kishte fitoren në duart e tij dhe domionoi meçin, por ishte droja se mos vendimi i gjyqëtarëve në fund mund të jetë i padrejtë, gjë që ndodh shpeshë herë në boks, ku nuk fiton gjithmonë më i miri.

Krasniqi pati incijativën që nga fillimi dhe arriti ta mbajë deri në fund, thjesht ishte i fokusuar dhe me zemër e deshti më shumë fitoren.  Incijativa ishte në anën e boksierit tonë, por kishte momente të mira edhe Doberstein. Gjatë gjithë kohës Krasniqi mbante mesin e ringut dhe ishte vërsulesi në ring, por duhet theksuar se mbrojtja e Doberstein ishte në nivelin e pëlqyer. Shpeshë herë Krasniqi prente rrugën e Doberstein, por nuk arrinte ta shpartallonte. Raundi i 11-të ishte më dramatiku, Krasniqi qëlloi disa herë një pas njëshëm fortë Dobersteinin, por çuditrisht ai rrezistoi. Ky raund dëshmoi me të vërtetë për fuqin dhe rezistencën që kishte Doberstein. Krasniqi humbi shumë energji dhe më pastaj kishim frikë se mos Doberstein po i kundër përgjigjet, por edhe Doberstain ishte i lodhur dhe i dërmuar dhe jo i rrëzikshëm. Meçi ishte lojë nervash dhe fitoi insistuesi, që ishte Krasniqi që ishte hyrë në këtë përballje për vetëm fitore.

Stili i Doberstein me kujtoi boksierin legjendar Timo Hoffman, dhe gjatë përcjelljes së meçit më kujtonte meçin ndërmjet tij dhe Luan Krasniqit të vitit 2004. Por, këtu ishte diç më ndryshe sepse atë botë Luan Krasniqi pati humbur disa raunde në fillim të meçit, ndërsa arriti në fund të nxjerrë një barazim, i cili ishte i padrejtë pasi Krasniqi ishte dukshëm më i mirë në raundet e fundit. Dhe kësaj ndodhie atë mbrëmje i kisha frikë, pasi të dytë si Krasniqi dhe si Doberstein luftojnë nën petkun e flamurit gjerman dhe ishte Krasniqi gosti i Dobersteinit, që shumë kisha frikë që ky meç mund të shpallej i barabartë, por që fatmirësisht nuk ndodhi ashtu, ku fitues u shpall Haxhi Krasniqi me plotë meritë.

Ndonëse kemi dëshirë gjithmonë që boksierët tanë të dalin triumfues, por kësaj radhe ishim edhe të irrituar dhe të gjithë ne dëshiruam më shumë se kurdo herë këtë fitore, sepse Doberstein ishte jo korrektë një ditë para në matje zyrtare kur shtyu boksierin tonë. Dhe paralajmërimin që e kisha dhënë se vendi i ballafaqimeve është ringu, doli të jetë ashtu ku kulturën sportive dhe miresjelljen ia mësoj Krasniqi pikërisht Dobersteinit sonte në ring dhe pas meçit Krasniqi e detyroi të tregoj respekt.

Dy gjyqëtarët vlerësuan fitoren e Krasniqit me 116-113 dhe 116-111, ndërsa vetëm njëri si të barabartë 114-114. Me fitoren e arritur kundër Doberstainit, Krasniqi bëri krenar të gjithë shqiptarët. Titujt e fituar WBA dhe WBO Interkontinental u bënë të tij me plotë meritë. Nuk kishte fitore më të ëmbël për Krasniqin se kjo e 50-ta jubilare.

WBO vendos për meçin eliminator ndërmjet Krasniqit dhe Abrahamit
San Juan, Puerto-Rico, 21 tetor 2016 – Konventa e 29-të e versionit botëror WBO është zhvilluar në fundvitë nga 16 deri 21 tetor në qytetin San Juan të Puerto-Ricos.

Nga shteti i karaibeve, Puerto-Rico, erdhen lajme të mira ku boksieri ynë Robin Haxhi Krasniqi ishte përzgjedhur nga versioni botëror WBO që të boksoj kundër gjermanit Arthur Abraham për duelin eliminator për titull bote në kategorinë super të mesme.

Pra, kjo do të jetë një mundësi e artë për boksierin tonë i cili mund ta fiton rastin e tretë për të sfiduar titullin e botës. Sigurisht që bisedat ndërmjet SES Boxing-ut, ekipi i Krasniqit dhe Saurland Event-it, ekipi i Abraham, priten të fillojnë shumë shpejtë që ky meç të realizohet.

Shpresojmë që e treta të jetë e vërteta për boksierin tonë, ku populli ynë përfundimisht do të ketë kampionin e botës.

WBO në Budapest të Hungarisë këto ditë vendoset për meçin se kur do të zhvillohet
Budapest, 4 janar 2017 –
Jemi në pritje që WBO gjatë këtyre të vendos për datën e zhvillimit të meçit ndërmjet Krasniqit dhe Abrahamit. Të dy taboret aplikuan në Budapest javën e kaluar dhe WBO do të vendos shumë shpejt se cili ekipë SES Boxing apo Saurland Event do të fitoj organizimin.

www.kosovaboxing.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.