Florian Marku – Kikboksieri më i mirë për 2016
5 min readPërgatiti: Artan Vërbica
Duke analizuar rrjedhjat e vitit që lamë pas me bashkpuntorët tanë, atëherë unanimisht të gjithë kemi vendos që kikboksieri më i mirë i vitit të jetë për 2016, 23-vjeçari Florian Marku. Marku pati rezultate kulminante, tre fitore në kikboks dhe një në MMA, duke debutuar sukseshëm.
Athinë, Greqi, 19 shkurt – Florian Marku vs. Marko Adomoviç – UD 3
Florian Marku meçin e parë të vitit 2016 e zhvilloi me 19 shkurt në Athinë të Greqisë. Ngjarja ishte e organizuar nga kompania e njohur FFC, e cila ishte e 22-ta me radhë. Ai përballë pati serbin, Marko Adamoviç. Adamoviç 20 vjeçar ishte kikboksier shumë i forte. Ai kishte bilanc prej 18 fitoresh dhe 3 humbjesh në 21 meçe të zhvilluara, ndërsa meçi i tij kundër Markut do të ishte i 22-të. Adamoviç u konsiderua favorit kundër kikboksierit tonë, por që nuk i doli ashtu.
Marku e filloi mirë meçin duke kënaqur të pranishmit. Ai në minutën e parë të raundit lexoi mirë shkathësit e kundërshtarit dhe ishte kryesisht i mirë me goditje të ulta të këmbëve “Low-Kick”. Në vazhdim ngriti tempon e meçit duke punuar shumë bukur me kombinime si me duar ashtu edhe me këmbë duke plasur një numër të madh goditjesh duke fituar raundin e parë pastërt.
Raundi i dytë ishte kryesisht taktik nga Marku. Ai luftoi më shumë në stilin e boksierit duke lëvizur me këmbë duke ruajtur fuqinë edhe për raundin e tretë. Serbi Adamoviç e kuptoi në fund të raundit të parë se do ta ketë vështirë kundër Markut me luftë të hapur ai vazhdimisht u mundua me goditje dhe me kapje “Clinch” ti shmangej luftës edhe pse u dëshmua që është kikboksier shumë i mirë.
Edhe ky raund i takoi Markut i cili pati goditje më të pastërta që u numëruan nga gjyqëtarët.
Në fund të raundit të dytë trajneri i Adamoviçit kërkoi më shumë nga ai duke i treguar që ka humbur dy raundet e para dhe duhet gjithçka dhënë në raundin e tretë për të fituar. Por, ishte e pamundur pasi Marku u tregua klasë botërore. Raundi i fundit ishte edhe më i miri ku Marku kryesisht me aperkata dërmoi serbin, i cili çuditërisht rezistoi deri në fund. Në këtë raund Marku arriti ti jap afër 20 goditje me aperkat. Në fund gjyqëtarët nuk e kishin vështirë të vlerësojnë këtë meç ku Marku fitoi me vendim unanim. Me këtë fitore Marku shënoi fitoren e 33-të në karrierë karshi tre humbjeve.
Athinë, Greqi, 23 prill 2016 –Florian Marku vs. Hasan Toy – UD 3
Meçin e dytë të vitit Florian Marku e pati me turkun Hasan Toy, turk me nënshtetësi holandeze, një kikboksier i famshëm që karrierën e tij e ngriti kryesisht në Holandë. Në këtë përballje Hasan Toy hyri defiloi në ring me dy flamurët atë të Turqisë dhe Holandez, ndërsa që hyrja e Markut ishte edhe më madhështore. Ai defiloi me flamurin kombëtar dhe atë ilir me ngjyrë të kaltërt dhe me yll ilir, që ishte magjepsëse që deri më sot asnjë shqiptarë nuk ka dal me ndonjë flamur apo shenjë ilire.
Raundi i parë ishte mjaft i fortë ku dy kikboksierët matën forcën e njëri-tjetrit, por në fund të raundit të raundit Marku plasoi disa goditje të pastërta të sakta duke fituar raundin.
Në raundin e dytë pati tensione ku Marku sulmoi ashpër në fillim të raundit duke i dhënë dy herë goditje të sakta me “High-Kick”, ndërsa pati kundërpërgjigje edhe nga Hasan Toy. Sekondat shkonin dhe përballja bëhej edhe më interesante ku në një rast Marku u goditë nën brezë (goditje jo e lejuar) dhe gjithë ashtu trego një jo sportivitet duke i kapur këmbën dhe i mbajtur më shumë se që duhet duke e goditur në tjetrën duke e rrëzuar. Këto tentative nuk e dekoncetruan kikboksierin tonë i cili vazhdoi të ndjekë fitoren dhe 40 sekonda pa përfunduar raundi i dytë ai gjeti cakun duke e goditur me “High-Kick” duke e rrëzuar turko-holandezin, ku detyroi gjyqëtarin t`i numëroj. Edhe këtë raund e fitoi Marku, tani ai krijoi një avantazh të theksuar. Raundi i tretë siç pritej ishte mjaft i fortë, Hasan Toy sikur se pritej do të sulmonte për të munduar ta fitoj meçin, ndërsa që Marku e dinte një gjë të tillë dhe këtë e priti. Lufta ishte e fortë ku të dytë shkëmbenë mjaft goditje. Në fund fitorja iu dha Florian Markut i cili njëherit fitoi titullin “No Limits” e cila ishte dizajnuar me kokën e Aleksandrit të Madh apo Lekës së madh siç e njohim ne me yllin iliro-pellazg.
Athinë, Greqi, 25 qershor 2016 – Florian Marku vs. Warren Stevelmans – KO 1
Meçin e tretë të vitit Florian Marku e zhvilloi kundër kikboksierit legjendar Warren Stevelmans, kampion botëror i shumë federative botërore në të kaluarën. Stevelmans me një bilanc prej 59 fitoresh (16 KO), 30 humbjesh dhe 5 barazimeve në gjthësejt 94 meçe, kërkonte fitore ndaj kikboksierit tonë. Por, kjo nuk i doli ashtu pasi Marku për 28 sekonda përfundoi përballjen ku me një kërcim “High-Kick” përfundoi dilemën e fituesit duke e përfunduar me fitore me nakaut. Me këtë triumph Marku fitoi titullin e botës WKF. Kjo ishte fitorja e 35-të për Florian Markun në karrierë karshi tre humbjeve.
Debutim i sukseshëm edhe në MMA
Athinë, Greqi, 9 tetor 2016 – Florian Marku vs. Davor Matic – KO 1
Florian Marku (1-0, 1 KO) debutoi me suksesë edhe në diciplinën MMA. Ai përball pati kroatin nga Bosnje e Hercegovina, Davor Matic (2-2-0) të cilin arriti ta mposht me nakaut në raund të parë.
Marku e filloi mirë meçin dhe që nga fillimi bëri presion. Atij nuk iu deshën shumë duke e kapur me një “high-kick” kundërshtarin Matiç duke e rëzuar në dysheme, ku më pastaj vazhduan goditjet me grushta të forta më sipër disa herë deri sa gjyqëtari ndërpreu luftën e pabarabartë.
Nuk ka më mirë se një debutim i tillë për një kikboksier të sukseshëm siç është Marku i cili besojmë do të jetë i sukseshëm edhe në sportin e MMA ku në vitet e fundit ka ekspancion të madh të shikueshmërisë.
Florian Marku ka gjithsejt 78 meçe në kikboks me bilanc prej 75 fitoresh (33 KO) dhe vetëm tre humbje.
www.kosovaboxing.org
10 janar 2017