RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Revanshi Zenunaj kundër Moldoveanu me 26 Janar

1 min read

Dardan ZenunajBoksieri ynë Dardan Zenunaj ka pësuar një humbje në karrierë dhe atë në meçin e tij të dytë profesionist nga boksieri nga Romania Andrei George Moldeveanu. Atë botë Zenunaj ishte gjatë gjithë kohës në epersi me pikë por në raundin e pestë nga një pakujdesi mori një goditje dhe u gjetë në KO. Tashmë Zenunaj dëshiron ti revanshohet dhe ky duel do të zhvillohet me 26 Janar në qytetin Brabant Wallon në Belgjikë dhe do të zhvillohet në 6 raunde.

“Jam aktualisht kampion i Belgjikës, titull ky që e fitova në fund të vitit, por me shumë gëzim jam duke e pritur revanshin ndaj romunit Moldeveanu ti revanshohem. Qe dy vite po e pres këtë rast” theksoi Zenunaj për Kosovaboxing.org.

Zenunaj në vitin 2012 pati një progres të mirë ku zhvilloi pesë meçe profesionist duke shënuar të gjitha fitore. Rekordi aktual i tij është 6 fitore (4 KO) dhe 1 humbje.

Kosovaboxing.org
14 Janar 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.