RTK

RTKLive
28 Korrik, 2021

Nimani njeh kundërshtarin e tij, ai do të jetë serbi Gojko Knezheviq

2 min read

Besar Nimani 22Vetëm pak ditë pasi u konfirmua që Besar Nimani do të boksoj me 22 Mars për titullin e vlefshëm IBF Internacional, tani konfirmohet edhe kundërshtari i tij. Ai do të jetë serbi me pasaportë austriake Gojko Gogi Kenezhevic i cili ka gjithësej 28 meçe profesioniste, me bilnac prej 23 fitore (12 KO), 4 humbje dhe 1 barazim.

Nimani titullin e kampionit evropian e kishte fituar me 18 Nëntor të vitit të kaluar kur mposhti hungarezin Sandor Micsko me nakaut në raundin e shtatë. Tani ai nuk ndalet me kaq dhe vazhdon rrugëtimin e tij drejt një titull tjetër, atë IBF Internacional, titull që do të sjell në mesin e dhjetë boksierëve më të mirë në kategorinë gjysmë të mesme në versionin IBF.

“Jam duke u stërvitur dy herë në ditë duke u përgatitur maksimalisht për këtë sfidë. Knezheviq është boksier mjaft teknik dhe ka përvojë më shumë se unë në ringun profesionist. Kjo e bënë atë të rrëzikshëm andaj më duhet t`a respektoj. Por, në mbrëmjen e 22 Marsit do të jam në top formë dhe me fitore do t`i nderoj të gjithë shqiptarët” theksoi Besar Nimani për Kosovaboxing.org.

Gojko knezeviqAi vlerëson serbin Knexheviq si profesionist i vërtet duke treguar se ringu është ai ku matën forcat.

“Nuk do të doja të flas ndonjë fjalë politke. E dine e gjithë bota për luftën tonë për liri dhe pavarësi ndaj Sërbisë, por kësaj radhe do të doja që sporti të jetë në rend të parë ku ringu është ai ku duhet treguar vetëvetën” tha më tej Basar Nimani.

Kundërshtari i tij, Knezheviq deri më tani ka boksuar me shumë boksier cilësor duke ngritur rekordin e tij me boksier mjaft kualitativ. Aktualisht Knezheviq është fitues i titullit “GBU – Global Boxing Union”, por ai ka sfiduar edhe titujt tjerë të çmuar“WBF – World Boxing Federation” dhe “WBC Mediteran” por  që nuk ka pasur suksesë në triumfin e tyre.

Luten të gjithë shqiptarët që me këtë date historike të mbështesin boksierin tone dhe palestra Universal Hall të jetë e veshur kuq e zi nga përkrhesit shqiptarë.

Meçi do të zhvillohet me 22 Mars në Universal Hall në Berlin dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin sportiv Eurosport.

Artan Vërbica
16 Janar 2013

 

3 thoughts on “Nimani njeh kundërshtarin e tij, ai do të jetë serbi Gojko Knezheviq

  1. suksese besi ishalla del fitimtar si gjithmon edhe ksaj here e shkon e arrin titullin botror te uroi shendet respekt dhefitore e perkrahjen e gjithe shqiptarve

  2. Te Uroj Sukssese Besar shum, dhe e di qe ke potencial dhe titulli osht i joti, ishalla te shoh per naj titull boteror shpejt.

  3. Shumë sukses në meqin e radhës dhe vërtetë shpresoj se do na nderosh gjithë shqiptarve (në këtë rast edhe politikës nuk mundë ti shmangemi).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.