Reshat Mati sfidon titullin WBC youth me 27 nëntor
1 min readAriu Shqiptar siç e njohin të gjithë, Reshat Mati do të zhvilloj meçin e dymbëdhjet në boksin profesionist me 27 nëntor në Madison Square Garden në New York.
Për Matin ky meç do jetë mjaft i vlefshëm pasi boksieri ynë do të dyluftoj për titullin e kampionit të botës për të rinjë, “WBC Youth”.
Mati (11-0, 7 KO) përballë do të ketë franqezin Dimitri Trenel (7-0, 4 KO). Ky meç do të ketë vlerën e tij pasi boksieri ynë do të mund të fitoj titullin e parë në karrierë në boksin profesionist, që do ti ndihmoj mjaft shumë në të ardhmen duke krijuar eksperiencë dhe njëkohësisht do të rrisë moralin dhe egon e tij për të ardhmen.
Dueli Mati dhe Trenel do të jetë parameç i duelit ndërmjet Teofimo Lopezit (16-0, 12 KO) dhe australianit, George Kambossos Junior (19-0, 10 KO) e vlefshme për tre titujt e kampionit të botës në WBA-Super, IBF dhe WBO në kategorinë super të lehtë.
www.kosovaboxing.org