RTK

RTKLive
25 Janar, 2025

Arjan Iseni – E ardhmja e boksit shqiptar

3 min read

Kosova Boxing në vazhdimësi ka prezantuar boksier me të ardhme të ndritshme. Kësaj radhe prezantojmë reprezentuesin e SHBA-ve në kategorinë gjysëm të rënd. Fjala është për boksierin me origjinë shqiptare, Arjan Iseni.

Arjani është njëri ndër boksierët më perspektiv që ka boksi shqiptarë sot. Jo rastësisht boksieri krenohet edhe me kombësinë shqiptare që është pjesë e Reprezentaionit të SHBA e cila e sheh si e ardhme e boksit amerikan dhe pretendon që Arjani të jetë në Lojrat Olimpike “Parisi-2024”.

”Unë përfaqësoj SHBA-në ku edhe jetoj dhe veproj, por edhe gjithë shqiptarët dhe kombin tim”, thekson Iseni.

18-vjeçari me 26 nëntor do të mbush nëntëmbëdhjet. Sikur se kusherinji i tij, Reshat Mati, ai vjen nga Dibra e Madhe. Për ndryshe Arjani dhe Mati janë kusherinjë të afërt dhe e mbështesin mjaft shumë njëri-tjetrin.

Arjani filloi boksin si 8 vjeçar. Ai për dhjetë vite ka arritur suksese të jashtzakonshme. Ai është shpallur 4-herë kampion i SHBA-ve, sikur se 11-herë kampion i shtetit të New York-ut. Gjatë karrierës së tij sportive Arjani ka zhvilluar edhe kikboksin duke u shpallur edhe nënkampion botëror në WAKO, versionin e pranuar ndërkombëtarisht të kikboksit botëror.

Arjani deri më tani është grumbulluar tre herë të përfaqësoj SHBA-të. Ai ka pasur tre paraqitje duke shënuar tre fitore të mëdha. Kjo tregon se ai si ka kaluar në moshën e boksierëve senior, ai është grumbulluar duke u dëshmuar, ndërsa që tre fitore e tij e kanë arsyetuar paraqitjen e tij duke treguar se mund të jetë e ardhmja e boksit amerikan.

Në muajin gusht triumfoi në turneun e njohur Metro të New York-ut duke fituar të artën. Ai poashtu mori pjesë në “National Golden Gloves” në Tulsa, Oklahoma. Ai kaloi dy pengesa por që u mposht në çerekfinale.

Dëshira e Arjanit është: “Dua të jem kampioni i parë i padiskutueshëm në boksin profesionist” kishte deklaruar për Kosova Boxing.

Biografia:
Arjan Iseni u lind me 26 nëntor 2002 në State Island të SHBA-ve. Familja Iseni kanë emigruar në SHBA në vitin 2000. Familja e tij është nga Dibra e madhe. Ai filloi me boks kur ishte 8-vjeçar. Ai bokson në kategorinë gjysëm të rënd në 81 kg.

Suksest si boksier:
4 herë – kampion i SHBA-ve (tre herë në mosha rinore dhe njëherë si senior)
11 herë – kampion i shtetit të New York-ut
3 meçe – për kombëtaren e SHBA-ve, tre fitore me vendim unanim 

88 meçe – në boksin olimpik

Sukseset si kikboksier:
5 herë – kampion në kategorinë IKF- kick-box
I bronzt në kampionatin botëror në versionin WAKO

www.kosovaboxing.org

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga agjencioni Kosova Boxing. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Kosova Boxing. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Kosova Boxing, është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.