Reshat Mati: Boksi kërkon durim, nga meçi ardhshëm në një nivel tjetër
1 min readState Island, SHBA, 6 qershor 2021 – Njëri ndër boksierët më përspektiv tanë që e kemi Reshat Mati, në fundjavën e kaluar shënoi fitore të rëndësishme në Las Vegas, duke rritur rekordin personal në 10-0.
Redaktori i Kosova Boxing, Artan Vërbica po qëndron në New York dhe takoi boksierin tonë.
“Nuk jam i kënaqur shumë me performancën që pata. Jo pse nuk e nokautova, por nuk arrita të tregoj boksin tim” thekson Mati.
Duelin e ardhshëm pritet ta ketë nga muaji korrik deri shtator. Pritet të jetë New Yorku destinacioni i ardhshëm, por mund të jetë Florida.
“Do të doja shumë të boksoj në New York, sepse këtu ndihem ma mirë sepse është vendi im dhe kam njerzit e mi këtu” theksoj Mati.
Mati nga meçi i ardhshëm pritet të zhvilloi duelet e tij në tetë raunde. Ai do të kalon në këtë nivel i cili duhet ti ketë disa meçe në këtë.
“Boksi kërkon durim dhe nga niveli në nivel do të vij aty për të dyluftuar për tituj botëror”, thekson Mati.
www.kosovaboxing.org