RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Prezantojmë Eddy Krasniqin – Ish-kampionin i Illionis-it

4 min read

Historia e boksierit të njohur shqiptarë Eddy Krasniqi është mjaft interesante. Rrugëtimi i tij filloi në Paris, e vazhdoi më pastaj për pak kohë në Prishtinë, duke vazhduar në Kristal të Zajeçarit. Ndërsa kulminacionin e arriti në Chicago, duke u shpallur kampion i Illionis-it në vitin 1997.

Sot Krasniqi jeton dhe vepron në  Chicago të Illionis-it. Ai gëzon respekt të madh nga komuniteti shqiptar atje, sepse në vitet më të vështira të kombit tonë kur kishte pak shqiptarë dhe nevojitej më shumë se kurr dalja e suksesshme në pah për shqiptarët e Kosovës, ai arriti ti bëjë krenar me prezencën dhe paraqitjet e tij.

Si e filloi karrierën sportive Eddy Krasniqi?
U lind në Lug të Baranit të Pejës me 1 janar 1962. Me boks filloi si 16 vjeçar në vitin 1984 në Paris. Historia e tij është interesante pasi që Krasniqi viziton vëllaun e tij në kryeqytetin franqez. Ai fillon boksin në Francë duke treguar talentin që posedonte për boksin. Pas dy vitesh rikthehet në Kosovë duke vazhduar boksin klubin e boksit Prishtina. Pasi ishte konkurrenca e denjë në klubin më të madh kosovar, Prishtina, Krasniqi dërgohet në huazim në klubin e boksit Kristal të Zajeçarit. Kristali bënte pjesë në ligën e dytë të Sërbisë, por me përforcimet e bëra si me Eddy Krasniqin dhe shqiptarin tjetër Agim Tahiraj, ekipi i Kristalit inkuadrohet në ligën e parë të ish-Jugosllavisë. Ai karrieren e tij gjatë gjithë kohës e ka berë në Kristal duke zhvilluar 187 meçe amatore me një bilanc prej 174 fitore dhe 13 humbjesh.

Duke parë se situata politike çdo ditë po vështirësohej. Ai në vitin 1991 vendosi të largohet nga Zajeçari, ose për kryeqendrën e Kosovës, Prishtinën, ose ndonjë vend tjetër të zhvilluar. Dhe i erdhi mundësia të vizitoj Amerikën. Po atë viti mori rrugë përtej Atlantikut ku u stacionua në Chicago ku edhe sot e asaj dite vazhdon të jetoj dhe veproj.

Kosova Boxing me të qëndruar në Chicago pati rastin ta takoj, njëherit duke e repektuar dhe vlerësuar ndajti disa orë që për lexuesit tanë t`ju sjellim sukseset dhe të arriturat e Krasniqit, që janë shumë të mëdha.

Kosova Boxing: Si emigruat në SHBA?

Eddy Krasniqi: Isha i përzgjedhun të marrë pjesë në Lojrat Mediterane me 1991, por që unë u mashtrova nga ish-selektori i asaj kohe të ish-Jugosllavisë, Aca Popoviç. Në momentin e fundit unë u tradhëtova dhe në vend timin u dërgua Raduloviç. Isha i prekur sepse kishte politikë, e unë e meritoja vendin ta përfaqësoj Jugosllavinë atë kohë. Më pas situata kishte filluar të prishet dhe unë shfrytëzova rastin dhe me 1991 emigrova në SHBA.

Kosova Boxing: Pastaj ju vazhduat në Amerikë duke kaluar në profesionizëm?

Eddy Krasniqi: Unë isha 29-vjeçar dhe kalove në profesionizëm. Në katër vitet e para shënova 7 fitore në shtatë meçet e para.

Kosova Boxing: Në meçin e tetë dyluftuat për titullin e Illionisit. Ju e humbët betejën me vendim unanim?

Eddy Krasniqi: Të them të drejtën ma morën meçin. Edhe duart mi lidhën keq sa që e kisha të shtrënguar shumë dhe me sollën mjaft probleme. Nuk është ndonjë justifikim, mirëpo ma morën fitorën.

Kosova Boxing: U rikthyet me dy fitore të shpejta duke fituar të drejtën e të sfidoni sërish titullin e Illionisit. E fituat titullin e vlefshëm me vendim unanim kundër Brian Yates. E mbrojtët kundër Eric French që ishte dhe sot e asaj dite vlerësohet ndër sukseset më të mëdha të shqiptarëve të Illionis-it.

Eddy Krasniqi: Të them të drejtën kisha potencial. Fitoret e mija këtu ishin mjaft domethënëse. Dua ti falenderoj gjithë komunitetin shqiptar në Illionis, që më dhanë shumë mbështetje.

Kosova Boxing: Përfunduat karrierën profesioniste me 18 fitore dhe katër humbje. Sa jeni i kënaqur?

Eddy Krasniqi: Unë gjithmonë kam dhënë maksimumin. Katër humbjet që më figurojnë të gjitha ishin të pamerituar.

Kosova Boxing: Ju keni sparringuar me yjet e mëdhenjë si Andrew Golota, Daniel Nicholson, Montel Griffin.

Eddy Krasniqi: Të gjithë janë emra të mëdhenjë por Golota ka qenë shumë i fuqishëm. Ka qenë boksier i përkryer por që ai kishte një të metë, s’kishte zemër.

Intervista u realizua një javë më parë në Chicago nga Artan Vërbica

www.kosovaboxing.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.