RTK

RTKLive
30 Prill, 2024

Rama mposht Szabon me vendim unanim pas gjashtë raundeve

1 min read

Butrint Rama 3Winterthur, Zvicër, 15 mars 2014 – Butrint Rama ka mposhtur hungarezin Achilles Szabo me vendim unanim pas gjashtë raundeve në meçin e zhvilluar në qytetin Winterthur në Zvicër.

Rama 9-0 (5 KO) është treguar i shkathët duke mposhtur një boksier të respektuar siç është Achilles Szabo duke ia shkaktuar humbjen e 6-të karshi 11 fitoreve tjera. Butrint Rama 2Ai dominoi që nga fillimi deri në fund duke mbizotruar plotësisht. Në raundin e fundit, të gjashtin Szabo u gjend në dysheme, por u zgjua dhe u mbajt deri në fund.

Të tre gjyqëtarët fitoren e Ramës e vlerësuan të njëanshme. Thomas Marthaler vlerësoi me 60-54, ndërsa Roger Haug dhe Armin Bracher me 60-53.

“Ishte një duel i fortë dhe një kundërshtar i mirë për mua. Unë arrita të dominoj gjithë meçin dhe jam i gëzuar për fitoren. Në raundin e fundit arrita ta qes në dysheme por ai u ngrit dhe vazhdoi, por me rëndësi është që unë triumfova” theksoi Rama për Kosova Boxing.

Kosovaboxing.org
16 mars 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.