RTK

RTKLive
17 Maj, 2024

Gjergjaj nakauton Zaraten në raund të shtatë

2 min read

Arnold Gjergjaj 1Hotel Grand Casino, Basel, 15 Mars 2014 – Arnold “COBRA” Gjergjaj ka dëshmuar potencialin e tij me fitoren e fundit mbrëmë ndaj argjentinasit  Emilio Ezequiel Zarate, se i takon kreut të boksierëve më të mirë në botë në kategorinë e rënd.

Gjergjaj filloi mirë meçin ku që nga raundi i parë vuri kontrollin duke e lexuar kundërshtarin dhe duke pasur mbizotrim dhe kontroll të plotë. Dy raundet e para Gjergjaj i fitoi me kujdes të madh, ku ishte dora e majtë e shfrytëzuar mirë nga ai, që i solli vetëbesimin më pastaj. Në raundin e tretë për herë të parë Zarate u gjend në dysheme ku pas një kombinimi e majtë-djathtë, që është edhe specialitet i Gjergjaj e detyroi gjyqëtarin Beat Hausammann ti numëroj. Ishte goditje e mirë me të majtë duke e hapur
argjentinasin dhe e djathta e fuqishme e papërballueshme që e dërgoi në gjunjë Zaraten. Arnold Gjergjaj 2Arnold Gjergjaj 3Arnold Gjergjaj 4Arnold Gjergjaj 5Por, ajo që e shpëtoi në këtë raund ishte se nga goditja e fuqishme që kishte pranuar Zarate, atij i humbi mbrojësja apo goma e dhëmbëve që ishte dal nga ringu dhe deri sa trajneri i agjentinasit vendosi tjetrën nga çanta e tij. Kjo i ndihmoi Zarates për tu këndellur.
Raundet në vazhdim i takuan sërish Gjergjajt deri sa në raundin e 7-të ku Gjergjaj shfrytëzoi mjaft mirë një ulje të kokës së Zarates duke e goditur në kokë dhe duke përfunduar këtë përballje.

Kjo ishte fitorja e 24-të (18 KO) e Gjergjaj në karrierën e tij, në poaq meçe në boksin profesionist. Ndërsa për Zaraten kjo ishte humbja e 13 në karrierë, karshi 18 fitoreve dhe tra barazimeve.

Foto: Kosova Boxing

Nga Baseli,
Artan Vërbica
16 mars 2014 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.