Qato fiton ndaj Maxwell me vendim unanim
1 min readBoksieri i njohur shqiptar, Kreshnik Qato, ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme mbrëmjen e së Shtunës në “York Hall” të Londrës, përballë boksierit anglez Max Maxwelll, ku Qato dominoi ndeshjen dhe pse disa herë u vu në vështirësi.
Gjashtë raundet e kësaj sfide sollën emocione të mëdha, ku tre raundet e para kanë qenë mjaft të ekulibruara, ndërsa në 3 raundet e tjera Qato ka qënë superior dhe ka treguar një përgatitje të lartë fizike në tapetin Londinez.
Në fund të gjashtë raundeve, Qato ka triumfuar me pikë duke marrë në këtë mënyrë votat unanime të gjyqtarëve të ndeshjes. Qato fiton 60 me 55 pas gjashtë raundeve dhe me këtë fitore konsolidon vendin e tij në renditjen e boksierëve profesionist.
Për Qaton kjo ishte fitorja e 29-të në karrierë karshi 8 humbjeve në 37 meçe sa ka zhvilluar në boksin profesionist. Ndërsa anglezi i natyralizuar Maxwell shënoi humbjen e 19-të në karrierë karshi 16 fitoreve.
Ora News
2 Qershor 2013