RTK

RTKLive
13 Shtator, 2025

Kosova merr statusin e përhershëm nga EBU

2 min read

Shpetimi dhe MuharremiVienë, Austri, 1 Qershor 2013 – Sapo ka përfunduar kongresi i Unionit Evropian të Boksit EBU në Vienë, gjë që Kosova ka marrur statusin e përhershëm me të gjitha drejtat në EBU. Kosova u përfaqësua nga nënkryetari i FboxprofK-së Muharrem Gjocaj dhe boksieri ynë Shpetim Shala.

Fjalë miradie për Kosovën pati anëtari i bordit të EBU-së Peter Stucki i cili javën e kaluar përcolli organizimin nga FboxprofK-së. Ndër të tjerash Stucki theksoi: “Isha i pranishem javën e kaluar në Kosovë, në mbikqyrje te organozimit të një turneu nga Federata e boksit profesionist te Kosovës. Ata patën një organizim shumë më të mirë se disa shtete që janë për një kohë të gjatë anëtarë të EBU-së duke përfshirë edhe shtetin tim Zvicrën! ” ishin fjalet e z.Stucki, sot në kongresin e përgjithshëm të EBU-së.

Ndërkohë nga Viena për Kosova Boxing u deklarua dhe z.Gjocaj i cili nuk fshehu gëzimin për pranimin me të gjitha drejtat. “Kjo është një ditë historike për boksin profesionist të Kosovës. Fjalët e z.Stuckit na bërën që të ndihemi mirë dhe superiorë. Me organizimin e fundit u treguam se Kosova ka traditë për organizime të boksit dhe mikëpritje” tha Gjocaj.

“Është kënaqesi e madhe për mua me e përfaqësu Federatën e Kosovës në një moment kaq të rëndesishem. Jam krenar që si njeri nga themeluesit e federates se boksit profesionist të Kosovës brenda kaq kohe të shkurt arritëm me u anëtarsu federaten si anëtare e përhershëm në EBU.  E ndjeva vetën shumë krenar kur Peter Stucki i tha ato fjalë të mira para asambles së EBU-së për organizimin e fundit në Kosovë” theksoi Shala për Kosova Boxing.

Pas këtyrë fjalëve të gjithë duar trokitën për Kosovën. Krahas Kosovës edhe Maqedonia ka marrë statusin e përhershëm nga EBU.

Kosovaboxing.org
1 Qershor 2013

1 thought on “Kosova merr statusin e përhershëm nga EBU

  1. Urime Artan, suksese ne punen tende per afirmimin e boksit dhe sportit kosovar ne pergjithesi ne skenen nderkombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.