RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Pritje madhështore e Nuri Seferit nga Federata e Boksit Profesionist të Kosovës

2 min read

Përgatiti: Shpend Ahmeti

Foto: Avdush Cakaj

Hotel Swiss Diamond, Prishtinë, 16 Tetor 2012 –  Boksieri shqiptar Nuri Seferi është pritur sot nga Federata e Boksit Profesionist të Kosovës dhe Agjensioni Kosova Boxing. Kjo pritje për kampionin aktual evropian në versionin WBO është pritur me interes të madh nga gjithë opinionin sport dashës.

Pas kësaj pritje të ngrohtë organizatori kishte organizuar një konferencë për gazetar në hotelin luksoz “Swiss Diamond”. I pari që ka hapur këtë konferencë ishte kryetari i FboxProfK, zotri Bekë Zeka i cili theksoi: “Eshtë nder dhe kënaqësi që sot kemi musafir kampionin evropian Nuri Seferi. Shpresoj që Nuri Seferi shumë shpejtë do të sfidon edhe titullin e kampionit të botës” tha Zeka.

Në këtë konferencë i dyti që mori fjalëni ishte përfaqësuesi i Kosova Boxing, Artan Vërbica. “Përshendes të gjithë mediet dhe të pranishmit. Ardhja e Nuri Seferit na nderon dhe kjo pritje nga ana jonë ka ardhë me shumë kënaqësi. Shpresojmë që bashkarisht të gjejmë një mundësi që Nuri Seferi të mbron titullin e kampionit evropian në Kosovë” theksoi Vërbica.

Kjo disi i rriti apetitet e boksierit tonë ku më pas mori fjalën Seferi i cili ishte mjaft i emocionuar. “Të them të vërtetën asnjë herë në jetën time nuk kam qenë kaq i lumtur se sot. Kjo pritje me të vërtet më jep shumë motiv për të ardhmen. Sot Kosova e ka shtetin e tij dhe të themë të drejtën ndihem mjaft mirë në të gjitha trojet shqiptare si Kosovë, si Maqedoni dhe Shqipëri. Ju faleminderit” theksoi Seferi.

Pas kësaj me mirënjohje për sukseset e arritura Nuri Seferi pranoi një plaketë nga kryetari Bekë Zeka. Poashtu agjensioni Kosova Boxing e dokoroi me titullin “Ikonë e Boksit Shqiptar” ku Nuri Seferi është boksieri i dytë shqiptar që pranon këtë titull pas Luan Krasniqit.

1 thought on “Pritje madhështore e Nuri Seferit nga Federata e Boksit Profesionist të Kosovës

  1. pritje e mire dhe ne kohen e duhur andaj dhe organizimi ishte ne nivel,e dhasht zoti te kemi keso lloj pritjesh dhe tituj te nje pasnjeshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.