Pervizaj lënë gjurmë duke treguar se ka të ardhme të ndritshme
1 min readBaku, 23 qershor 2015 – Njëri ndër pretendentët për medalje në Lojrat Evropiane që arriti deri në çerekfinale, Albon Pervizaj ka pësuar humbje në përballjen e drejtpërdrejt për medalje. Pervizaj që zhvilloi dy meçe deri në çerekfinale, dy fitore ndaj moldavit Victor Ialimov në raundin e parë dhe danezit Jim Hessenteufel Andreasen në të tetën e finales, nuk arriti të mposht rusin e fuqishëm Sadam Magomedov.
Pervizaj pati paraqitje të zbehtë, ndryshe ndaj Ialimov dhe Andreasen më parë. Edhe pse Magomadev është boksier cilësor, mund të themi lirisht që Pervizaj është boksier më tipare të njejta, ndoshta edhe më i mirë se ai, por disi ishte i lodhur dhe nuk arriti të tregoj vetën. Sigurisht që dy paraqitjet e para e kanë lodhur dhe Pervizaj humbi në saje të mos përvojës së duhur. Por, duhet të jemi të kënaqur me paraqitjen e tij dhe të kujtojmë se Pervizaj është vetëm 19-vjeçar dhe ka të ardhme të ndritshme.
Pas meçit Kosova Boxing kontaktoi boksierin tonë i cili dukej i motovuar edhe më shumë për të punuar për të ardhmen. “Kështu e ka sporti. Ndonjëherë fiton e ndonjëherë humb. Duhet të pranoj disfatën dhe të punoj më shumë për tu bërë më i fortë” theksoi Pervizaj.
Artan Vërbica
24 qershor 2015