RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Nimani dhe Sopa, përfundojnë Lojrat Evropiane me medalje të bronzta

1 min read


Azize NimaniKastriot SopaBaku, 25 qershor –
Azize Nimani dhe Kastriot Sopa nuk kanë arritur ta sigurojnë medaljen e argjendtë në Lojërat Evropiane. Boksierja kosovare, e cila e përfaqëson Gjermaninë në “Baku 2015”, u mposht në gjysmëfinale nga italianja Marzia Davide, 2:1. Dueli ishte i barabartë 2 me 2 në raunde por që në fund të pesë gjyqëtarët patën një kosulltë sa i përket goditjeve të shpërndara, ndërsa që vendosën që italianja Davide të shkoj më tutje. Si do qoftë Nimani na bëri krenar dhe medalja e bronzt e fituar është suksesë edhe i gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Kastriot Sopa poashtu është ndalur në gjysëmfinale nga italiani Vicenco Mangiacapre. Sopa pati paraqitje jo të mirë, ndërsa që Mangiacapre fitoi me plot meritë të tre raundet. 

Kosova Boxing uron dy boksierët tanë për suksesin dhe emocionet që na kanë dhënë këtyre ditëve në Lojrat Evropiane.

Artan Vërbica
25 qershor 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.