RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Përmbledhjet dhe sukseset e Kosova Boxing në 2012

4 min read

Kosova Boxing në vitin 2012 arriti disa suksese në shumë fusha të punës sonë. Për herë të parë boksi shqiptar doli me revistën e boksit “Kosova Boxing Magazine” ku dolëm me dy numra, njëra kushtuar Ikonës së boksit tonë Luan Krasniqi dhe legjendës së boksit, të pëjetshmit trajnerit legjendar Lah Nimani.
Në vitin që lamë pas patëm disa suksese në ndërmjetësimin e disa ngjarjeve që u zhvilluan në Kosovë por edhe në Diasporë. Gjegjësisht ne ishim të implikuar në pesë evente duke madhështuar boksin shqiptar.

Artan Verbica dhe Luan Krasniqi 19 Mars 2012 – Hotel Ambasador, Prishtinë
Me këtë datë Agjensioni ynë Kosova Boxing dekoroi ish-boksierin tonë Luan Krasniqi me titullin “Ikonë e boksit shqiptar”. Ky çmim iu dha ish-boksierit tonë Luan Krasniqit në Hotel Ambasador në Prishtinë. Krasniqi është i pari i cili pranon këtë çmim i ndarë enkas për të. Ai deri më tani ka shkrruar faqet më të bukura të boksit shqiptar. Kjo ishte një nder i madh për Krasniqin i cili e gëzoi shumë vlerësimi nga ana jonë.

Shpetim Shala22 Prill 2012 – Palestra Karagaç, Pejë
Ngjarja e boksit u zhvillua në Pejë ku protagonistë kryesor ishte Shpetim Shala i cili boksoi kundër hungarezit Gabor Varadi. Agjensioni ynë së bashku me Federatën e boksit Profesionist të Kosovës dhe menaxherin Berat Nimani si parameç bashkarisht arritëm që të mbështesim edhe meçin ndërmjet Besar Nimanit kundër kroatit Zoran Cvek. Poashtu pjesë e këtij organizimi ishte edhe Ilir Canolli që boksoi kundër lituanezit Florians Strupits. Të tre boksierët tanë shkëlqyen me fitore. Shala mundi Varadin me TKO 1,  Nimani mundi Cvekun me TKO 3 dhe Canolli mundi Strupits me UD 4.
Kosova Boxing ishte “matchmaker” i meçit Nimani dhe Cvek.

Luan Krasniqi "Kosova Boxing Magazine"18 Maj 2012 – Kosova Boxing Magazine – nr 1
Për herë të parë doli revista e parë në gjuhën shqipe për boksin shqiptar “Kosova Boxing Magazine”. Numri i parë i ishte kushtuar Ikonës së boksit tonë Luan Krasniqi. Kjo ngjarje historike për boksin tonë bëri bujë të madhe ndërsa u mirëprit nga shumë adhurues të boksit tonë. Kosova Boxing sjelli ethet e kësaj magazine në gjitha vendet shqiptare, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Diasporë.

besar nimani26 Maj 2012 – Bielefeld, Gjermani
Në Maj të vitit të kaluar Berat Nimani dhe Granit Shala kishin organizuar një event të përbashkët në qytetin Bielefeld të Gjermanisë ku protagonistë kryesor ishte Besar Nimani i cili mbrojti titullin Internacional të Gjermanisë kundër kroatit Almin Kovacevic. Në këtë mbrëmje boksoi edhe Armand Cullhaj kundër kroatit Marijan Markoviq dhe Nasi Hani kundër gjermanit Dominick Ameri.
Nimani shkatërroi Kovaceviqin me KO 3. I pamashirshëm ishte edhe Cullhaj i cili mposhti Markoviqin me KO 2, si dhe Hani që mposhti Amerin me TKO 1.
Kosova Boxing ishte “matchmaker” në këtë mbrëmje.

Naim Terbunja vs. Marijan Markovic 14 Korrik 2012 – Palestra e Sportit, Podujevë
Në Podujevë u zhvillua ngjarja e dytë e boksit profesionist ku agjensioni ynë së bashku me Federatën e boksit Profesionist të Kosovës mbështetën organizimin nga vëllezërit Bajrami. Meçin kryesor e kishte Tefik Bajrami kundër kroatit Toni Visiq, ndërsa në këtë mbrëmje boksoi edhe Naim Terbunja kundër kroatit tjetër Marijan Markoviq.
Bajrami humbi nga Visiq me KO 4, ndërsa Terbunja triumfoj ndaj Markoviq me UD 4.
Kosova Boxing ishte ndërmjetësuese “matchmaker” i kësaj ngjarje.

Naim Terbunja, Dardan Zenunaj, Jetmir Kuçi 6 Tetor 2012 – Palestra 1 Tetori, Prishtinë
Ngjarja e tretë e organizuar në Kosovë në boksin profesionist ishte ajo e zhvilluar në Prishtinë ku protagnisti kryesor ishte Naim Terbunja që boksoi kundër polakut Bartlomiej Grafka. Në këtë event pjesëmarrës ishin edhe Jetmir Kuçi i cili boksoi kundër boshnjakut Emir Telaloviq dhe Dardan Zenunaj kundër hungarezit Zoltan Horvath.
Të tre boksierët tanë triumfuan me vendim të gjyqëtarëve.
Promoter i kësaj mbrëmje ishte Abedin Demolli, ndërsa Kosova Boxing ishte koordinatore dhe “matchmaker” i gjithave dueleve.

Lah Nimani 10 Tetor 2012 – Kosova Boxing Magazine – nr 2
Pas suksesit të numrit të parë Kosova Boxing doli edhe me numrin e dytë të saj kushtuar legjendës së boksit, të përjetshmit trajnerit tonë legjendar Lah Nimani. Në këtë numër u përmbledh një kronologji për të ndjerin Nimani nga veprimtarija e tij historike. Gjurmët e tij të papërsëritshme na detyruan që ky numër special ti dhurohet lexuesit tanë për Lah Nimanin.

Nuri Seferi Artan Verbica16 Tetor 2012 – Hotel Swiss Diamond, Prishtinë
Federata e boksit profesionist të Kosovës dhe Agjensioni Kosova Boxing kishin organizuar një pritje për boksierin tonë Nuri Seferi. FboxprofK ndau një mirënjohje për të arriturat e tij në boksin profesionist, ndërsa Agjensioni ynë Kosova Boxing ndau çmimin “Ikonë e boksit shqiptar” për Nuri Seferi. Ky çmim është i dyti nga agjensioni ynë pasi që në muajin mars ky epitet për herë të parë iu dha boksierit Luan Krasniqi.
Seferi për shumë vite ka dhënë kontribut të madh për boksin shqiptar duke rritur imazhin e shqiptarëve në botë, duke qenë ambasdor i popullit tonë

Bujar Sejdiu vs. Emil Markic 9 Nëntor 2012 – Cetinje, Mali i Zi
Ngjarja e pestë që ne si agjension ishim të implikuar për vitin 2012 është ajo në Cetinje ku boksieri ynë Bujar Sejdiu u takua me kroatin nga Bosne dhe Hercegovina Emil Markiq.
Sejdiu pas disa vitesh iu rikthye boksit profesionist duke treguar vlera e tij sërish por fitorja nuk iu dha në Mal të Zi. Markiq fitoi me vendim unanim pas katër raundeve.
Kosova Boxing ishte “matchmaker” i këtij meçi.

Kosova Boxing falenderon të gjithë ata që na mbeshtetën dhe që na përkrahën: Federatën e boksit profesionist të Kosovës, televizionet RTK, KTV, Klan Kosova dhe mediat e shkruara Koha Ditore, Zëri, Bota Sot etj.

Kosova Boxing
8 Janar 2013

 

 

 

 

 

 

 

 

1 thought on “Përmbledhjet dhe sukseset e Kosova Boxing në 2012

  1. vetem perpara e suksese,jeni ne qdo ngjarje te boksit dhe ju jemi shume mirnjohes,keni shkruar dhe njoftuar opinionin per qso ngjarje ne boksin Kosovar,kombetar dhe ate nderkombetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.