Besar Nimani sfidon titullin IBF Internacional me 22 Mars
1 min readPas shkëlqimit dhe triumfit të Besar Nimanit ndaj hungarezit Sandor Micsko për brezin evropian “IBF East/West”, ai nuk ndalet me kaq, por sfidon një tjetër titull atë “IBF Internacional”.
Triumfi bindës i fundit ka bindur promoterin Robert Rolle dhe bashkpuntorin Ahmet Oner që Nimani të ketë një sfidë tjetër. Data është përcaktuar me 22 Mars në Universal Hall në Berlin, ndërsa kundërshtari pritet shumë shpejt të emërohet.
Kundërshtarët të mundshëm mund të janë Rafael Bejaran 14-2 (6 KO) dhe Michael Trabant 49-4-1 (23 KO). “Jemi në bisedime më këta dy boksier, por mund të jetë edhe ndonjë tjetër që mund të jetë. Kjo do të definohet shumë shpejtë” theksoi Berat Nimani vëllai i Besar Nimanit për Kosova Boxing.
Meçi i Besar Nimanit do të jetë meçi kryesor i mbrëmjes ndërsa do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin sportiv Eurosport.
Foto: Eroll Popova
Artan Vërbica
9 Janar 2013