RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Përgaditjet e turneut Adem Jashari arrijnë në fazën përfundimtare

2 min read


Selektimi i Këshillit Organizativ nga Federata e Boksit të Kosovës është duke ecur me përpikëri drejt zhvillimit të edicionit të 13-të Turneut tradicional “Adem Jashari”.  Këshilli Organizativ i turneut ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari” është duke shqyrtuar ofertat që po vijnë nga vende të ndryshme të botës, të cilat kanë shprehur interesimin e tyre të madh për të qenë pjesë e turneut më të madh të boksit në Kosovë. Pasi numri i shteteve pjesëmarrëse pritet të tejkalojë shifrën 20 sosh, kryetari i këtij këshilli Ramadan Selimi ka theksuar se me ndihmën e donatorëve, do të shqyrtohet mundësia që mbase kjo garë sivjet të zgjerohet në 3 ditë, nga e premtja deri të dielën, ashtu si zhvillohen turnetë ndërkombëtare që janë pjesë e Federatës Botërore të Boksit Amator, AIBA.

Sipas Selimit tashmë janë në negociata me disa donatorë, që janë ofruar për ta përkrahur këtë turne dhe shpreson se së shpejti do të ketë kompani dhe biznese tjera që do t’i ofrohen në ndihmë Federatës së Boksit të Kosovës, në mënyrë që edicioni i 13-të i turneut të boksit “Adem Jashari” të ketë cilësinë e dëshiruar dhe të thejë të gjitha rekordet e deritashme të shënuara në edicionet parapake të këtij turneu.

Pasi ditë më parë pjesëmarrjen e tyre e konfirmuan shtetet si Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Sllovenia, Maqedonia e Kroacia, këtë e ka bërë sot edhe shteti i Zvicrës, i cili ka shprehur interesimin e tij që të prezantohet me 5 garues, mes tyre edhe një femër, Evelin Zigler e cila do të paraqitet në kategorinë 60 kg.

Në taborrin helvetik është paraqitur edhe shqiptari Egzon Maliqaj në kategorinë 69 kg, i cili javë më parë pati një paraqitje mbresëlënëse në Gebensdorf afër Zurichut.
Ditëve në vazhdim pritet që konfirmimin për pjesëmarrje ta sjellin edhe shtete tjera evropiane, si Franca, Gjermania, Turqia e Suedia.

Këta janë boksierët të konfirmuar deri më tani nga shtetet e lartë përmendur :

Kroacia :
60 kg – IVAN NJEGAČ
64 kg – STIPAN PRTENJAČA
69 kg – BORNA KATALINIĆ
75 kg – SANJIN POL VRGOČ
91 kg – STJEPAN VUGDELIJA
91+ kg – ŠIME FILIPI

Sllovenia
64 kg – Tadej Mernik
75 kg – Aljazh Vendko
81 kg – Samustur Matic
+91 Kg – Labinot Xhoxhaj

Zvicra
60 kg – Evelyne Zigler
64 kg – Zino Meuli
69 kg – Egzon Maliqaj
75 kg – Mischa Nigg
81 kg – Fabian Hartmann

Ndërkohë në ditët në vijim do t`ju japim edhe emrat e tjerë të përfaqësueseve që do të marrin pjesë. Turneu “Adem Jashari” sivjet do të mbahet në Prishtinë e Ferizaj nga data 25 deri më 26 nëntor.

Artan Muhaxhiri
28 Tetor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.