Përfaqësuesja e Kosovës në kick-box në përgaditje në Velipojë
1 min readPërfaqësuesja e Kosovës në kick-box ka zhvilluar përgaditjet në bregdetin e Shkodrës në Velipojë. Selektori i Kosovës Lutfi Menxhiqi kishte grumbulluar kick-boxierët më të mirë të Kosovës për garat që i presin në këtë vit. Përfaqësuesja e Kosovës në muajin Tetor do të merrpjesë në kampionatin botëror të versionit WKA, që do të mbahet në Skotlandë. Të pranishëm ishin Ilir Canolli, Yll Maliqi, Valon Mavraj, Dardan Musa, Ilir Menxhiqi, Elvis Gashi, Shefqet Mjekiqi. Ndërkohë në përgaditje ka qëndruar edhe kryetari i federatës së kick-boxit të Kosovës, Fatmir Makolli i cili ka përcjellur seancat e ndryshme të selektorit Menxhiqi.
Përfaqësuesja e Kosovës do të udhëtoj me shumë ambicie në Skotlandë duke pasur parasysh cilësin që ka në përfaqësuesen tonë. Kampionët aktual botëror në thai-box Ilir Canolli dhe Yll Maliqi priten që edhe kësaj radhe të shkëlqejnë ndërkohë që pritet edhe disa tjerë të fitojnë ndonjë titull.
Kosovaboxing.org
29 Gusht 2010
Edhe ELVIS GASHI ka me shkelqy edhe patjeter do ta fitoj ndonje titull .
Me keqardhje per perfaqsusen e Kosoves, sepse nuk e meritojn te gjith kta me hy ne perfaqsuse ne perjashtim te 3 apo 4 personave si, Yll Maliqi,Ilir Canolli, SHefqet Mjekiqi dhe ky i fundit Elvis Gashi. Se di qysh tjert munen me e perfaqsu Kosoven kur nuk munen ne Kosove me pas sukses. Ju pershendes