RTK

RTKLive
17 Prill, 2024

Dobroshi dhe Keta në parameç të Felix Sturm me 4 Shtator

1 min read

Petrit Dobroshi dhe Xhetan Keta do të paraqiten me Lannex Arena të Kelnit të Gjermanisë me 4 Shtator. Dueli i tyre do të jetë parameç i Felix Sturmit i cili do të mbroj titullin e kampionit botëror kundër Giovanni Lorenzo nga Republika Domenikiane. Dobroshi 11-0-1 (2 KO) do të përballet me turkun Yavuz Keles 4-3-0 (1 KO).  Dobroshi këtë vit ka zhvilluar dy duele duke fituar të dy meçet me vendim unanim në gjashtë raunde. Ai ka shënuar edhe një progres në vazhdim të karierës së tij. Edhe Gjetan Keta siç e paralajmëruam do të jetë protagonistë në këtë mbrëmje. Gjetani ka ndryshuar emrin e lindjes dhe tash e tutje do të quhet Mike (Majk) Keta. Boksieri nga Bulqiza e ka bërë këtë për shkak të marketingut siç thuhet nga disa miq të tij. Keta është rikthyer mjaft mirë këtë vit në bokson profesionist duke shënuar dy fitore me KO. Ai bën të dy sportet luftarake edhe boksin dhe kick-boxin. Keta për kundërshtar do të ketë çekun Patrik Hruska 13-42-0 (4 KO). Priten fitore të dyfishtë nga boksierët tanë.

Krenar Fejzullahu
31 Gusht 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.