RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Përfaqësim i denjë i boksierëve nga Kosova dhe Shqipëria në turneun ndërkombëtar “MUSTAFA HAJRULAHOVIQ TALIJAN”

1 min read

Kosova dhe Shqipëria rrëmbejnë më së shumti medalje në Sarajevë

Liridon ZeqiriSarajevë, 29 shtator 2013 – Turneu i 11-të me radhë në boks për nder të herojit kombëtar të Bosnjë dhe Hercegovinës, Mustafa Hajrulahoviq – Talijan ishte i sukseshëm për boksierët e Kosovës dhe Shqipërisë të cilët fituan më së shumti medalje. Ai që bindi jurinë profesionale ishte boksieri ynë Liridon Zeqiri i cili edhe u zgjedhë boksieri më i mirë i turneut. Zeqiri mposhti në gjysëmfinale boksierin nga Maqedonia, Aleksov Martin. Ndërsa në finale ishte më i mirë se boksieri nga Shqipëria, Ronildo Pirani. Duelin e fortë të treguar nga reprezentuesi i Shqipërisë, Pirani i mundësoi Zeqirit të zgjidhet më i miri i turneut. Fitues u shpall edhe boksieri tjetër i Kosovës, Arian Gashi i cili fitoi dy meçe. Ai u kurorëzua me medalje të artë. Ndërsa Shqipëria u përfaqësua me katër boksier ku fituan tre medalje të arta dhe një të argjendtë. Kristian Shytani, Syrian Marinaj dhe Nelson Hysa fituan të artat, ndërsa Ronildo Pirani të argjendtën. Në këtë turne ra në sy pjesëmarrja e 17-vjeçarit Marinaj i cili me moshën e tij të re, tregoi se ka të ardhme të ndritur. Poashtu Nelson Hysa shfaqi ndoshta formën më të mirë duke mundur maqedonasin Primislav Dimovskin.

Artan Vërbica
30 shtator 2013

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.