RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Pacquiao vs. Bradley 2

1 min read

Me 12 Prill

Bradley-Pacquaio-2-jpgËshtë arritur marrëveshja për meçin e revanshit ndërmjet Manny Pacquiaos dhe Timothy Bradley, i cili do të mbahet me 12 prill në MGM Grand në Las Vegas të SHBA-ve. Meçi do të jetë interesant pasi që Pacquiao do të kërkoj ti revanshohet për humbjen e vitit 2012, ndërsa Bradley do të mundohet që sërish të tregohet duke dëshmuar se fitorja e tij e parë ndaj Pacquiaos nuk ishte rastësi.

Dueli i parë ishte vlerësuar kontraverz kur Bradleyt i ishte dhënë fitorja nga gjyqëtarët, por për revanshin te dy boksierët pritën këto dy vite për të realizuar, sepse në atë kohë revanshi nuk luajti edhe aq shumë peshë. Pacquiao kishte vendosur të boksoj për herë të katërt me Juan Manuel Marquez në të cilin pësoi humbje me nakaut, Bradley rriti reputacionin duke fituar ndaj rusit Ruslan Provodiknov dhe Juan Manuel Marquez. Tashmë ky meç po pritet me padurim dhe do të sjell përfitime të mëdha.

Kosovaboxing.org
6 shkurt 2014 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.