Muriqi humb përballjen e madhe me Caparellon
2 min readWest Orange Arena, New Jersey, 31 janar 2014 – Elvir Muriqi nuk ka arritur që të shfaqet ashtu siç e ka menduar përballjen me australianin Blake Caparello. Meçi i cili u zhvillua në 10-raunde, i takoi plotësisht Caparellos i cili që nga fillimi arriti të marrë luftën në kontroll duke e dominuar deri në fund. Duelin e filloi dobët duke humbur raundet e para, ndërsa ishte diç më i mirë në të katërtën ku besonim në një rikthim. Por, sërish ishte Caparello ai i cili shfrytëzoi gjatësinë, duart e gjata dhe stilin e tij majtak i cili në asnjë moment nuk iu përshtat boksierit tonë. Raundet në vazhdim ishin të Caparellos, deri sa Muriqi fitoi të shtatën dhe të fundit. Në fund këtë duel e vlerësuam me 97-93 për Caparellon, ndërsa tre gjyqëtarët zyrtar këtë meç e vlerësuan kështu: John Poturai 98-92, John Steward 98-92 dhe Kason Cheaks 100-90 për Caparellon.
Sa i përket meçit dhe gabimeve të Muriqit, janë këto detaje që nuk arriti ti shfrytëzoj. Muriqi ishte i ngarkuar siç dukej në ring. Ai pati pak gjuajtje deri sa kundërshtari i tij Caparello e fitoi meçin në bazë të gjuajtjeve më shumë, dhe mos të themi se ishte shumë i saktë, por kërkoi më shumë. Muriqi pati vështirësi ti përshtatej, por ai duke humbur raundet e para më pastaj kërkoi goditjen finale duke mos arritur asnjëherë ta gjej. Në fund mund të konkludojmë që edhe mosha e bën të vetën ku këtë e theksonte gjatë transmetimit edhe eksperti dhe trajneri i njohur Teddy Atlas, i cili theksoi se 7-vite ndërmjet boksierëve janë të mëdha. Atlas theksoi: “Muriqi 34-vjeçar ka eksperiencën që nuk e shfrytëzoi, ndërsa Caparello 27-vjeçar freskin ku boksieri kap formën më të mirë deri 30 vjet” e spjegoi Atlas.
Si do që të jetë kjo humbje duket të jetë demoralizuese për Muriqin dhe opinionin tonë, por të kujtojmë se ai humbi nga njëri ndër TOP-10 boksierët më të mirë në botë. Caparello me këtë fitore mbetet i pamposhtur në 20 duele me bilanc prej 19 fitore (6 KO) dhe një barazim. Ndërsa Muriqi ka rekord prej 40 fitoreve (24 KO) dhe 6 humbjeve.
Muriqi është njëri ndër boksierët më të mirë tanë të gjitha kohërave nga shqiptarët. Ai ka shkruar faqet më të bukura të boksit tonë duke boksuar me boksierët më të mirë të kohës së tij, si Sam Ahmaad, Antonio Tarver, Clinton Woods, Blake Caparello etj.
Artan Vërbica
31 janar 2014
Pauzat e gjata kane efekt shume negative ne performance te cdo sportisti… Lufta me nje kundershtare te ketije niveli pas nje pauze te gjate permbane ne vete shume risqe.
Jame i mendimite qe Muriqi do te rikthehete shume shpejte dhe te vertetoje prape se eshte eshte nder boksierete me te mire boteror… SHAMPIONE I VERTETE !