Pacquiao dëmtohet nga gjyqëtarët, Horn fiton padrejtësisht!
2 min readSuncorp Stadium, Brisbane, Austrtali, 2 korrik 2017 – Sapo ka përfunduar beteja e quajtur “Battle of Brisbane” ndërmejt legjendës së boksit botëror Manny Pacquiao dhe australianit, Jeff Horn. Meçi i cili ishte mjaft interesant në çdo raund, në fund e humbi hijeshin pasi Horn u shpallë fitues, ndërsa që Pacquiao ishte më i mirë.
Dueli deri në raundin e nëntë ishte i barabartë, mund të themi që Horn ndoshta ishte një raund para. Por, atëhere kur duhej Pacquiao eksplodoj pikërisht në raundin e nëntë ku australianin gongu e shpëtoj nga më e keqja. Raundet në vazhdim dhjetë dhe njëmbëdhjetë i takuan Pacquiaos aty ku duhej të vendosej fituesi, ndërsa Horn ishte më i mirë në të fundit. Në fund kur fituesi duhej të shpallej Pacquiao, ndodhi e kundërta, ku dora fituese iu ngritë Jeff Hornit.
Sipas numërimit tim personal pa anime dhe pa simpati, fitues duhej të ishte Pacquiao me 115-113, por kështu nuk menduan tre gjyqëtarët ku dy vlerësuan me 115-113 dhe njëri 117-111 për Horn. Edhe tabloidi i njohur britanik “The Guardian” e vlerësoi fitues Pacquiao. Ata edhe më thellë e vlerësuan fitoren e Pacquiaos me 117-111.
Si do që të jetë Pacquiao u largua kokë lartë nga Brisbane. Ai dëshmoi se është kampion i vërtetë. Se sa madhështor është tregon fakti që i heshtur u largua nga ringu me një kulturë të madhe. Ky është Manny Pacquiao, kampion i vërtetë i gjithë njerëzimit të botës.
Në ditët në vijim do t`ju sjellim një përmbledhje më të gjerë rreth këtij meçi dhe gjerësisht për Manny Pacquiaon.
Artan Vërbica
2 korrik 2017