RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Manny Pacquiao duhet të penzionohet!

3 min read

Artan Vërbica
5 korrik 2017

Manny Pacquiao në fundjavë boksoi në Brisbane të Australisë kundër vendasit Jeff Horn, duke pësuar në meçin e vlefshëm për titullin e kampionit të botës në versionin WBO në kategorinë velter. Humbja ishte e padrejtë.

Humbja u cilësua kontraverse dhe e pamerituar për filipinasin Pacquiao (59-7-2, 38 KO) nga australiani Horn (17-0-1, 11 KO), gjë që u kritikua nga e gjithë personalitet sportive dhe të famshëmit të botës, duke ngritur zërin për padrejtësinë që i është berë. Kjo bëri edhe një herë që boksi të dëshmohet si sporti më i korruptuar në botë.

Me këtë që ndodhi boksieri më i mirë i dekadës së kaluar (2000-2010) dhe njëri ndër boksierët më të mirë në histori të boksit, Manny Pacquiao, duhet ti jap fund karrierës së tij 22-vjeçare në boksin profesionist.

Pacquiao i cili boksoi për mrekulli për 12 raunde të forta kundër të riut dhe të uritur për suksesë Jeff Horn, në fund titulli iu morë padrejtësisht ku tre gjyqëtarët vlerësuan Hornin fitues. Se sa patën dy boksierët, tregon qartë statistika e televizionit amerikan ESPN e cila në fund të meçit dha një rezultatë të saktë. Pacquiao pati 182 gjuajtje të sakta nga 573 tentime, ndërsa Horn pati 92 goditje nga 625 tentime. Nga 182 goditje nga Pacquiao, 148 ishin në kokë dhe 34 në trup. Ndërsa Horn pati 62 goditje të sakta në kokë dhe 30 në trup. Pra, gjithçka flet rreth këtij meçi i cili ishte i vjedhur nga ana e australianëve. Kjo me të vërtetë dëmton boksin dhe për këtë arsye sporti i dhumshëm i UFC-së çdo ditë po ka ngritje sepse aty nuk po ndodhin manipulime.

Se sa i madh është Manny Pacquaio tregon fakti pas meçit i cili me një kulturë të madhe thekson se e pranon vendimin e gjyqëtarëve. Për 38-vjeçarin kjo ishte lufta e tij e 68 në boksin profesionist me bilanc prej 59 fitoresh (38 KO), 7 humbje dhe 2 barazime.

Arsyeja pse themë se duhet të penzionohet Pacquiao është kjo. Edhe pse 38 vjeçar Pacquiao ështē i freskët dhe i fortë si më parë. Fakti që ai ka gjuajtur 573 goditje tregon se ai për raund mesatarisht ka gjuajtur përmbi 45 godijte gjë që është e mrekullueshme. Edhe në kohën më të mirë të tij ai ka gjuajtur mesatarsiht nga 50 goditje në raund. E vërtetë është se ai më nuk është ciklon i boksit me goditje të kombinuara dhe shkatëruese, por Pacquiao ka shpejtësin, qëndrushmërinë dhe është ndër më të mirët “Pound-4-Pound” në botë. Ai ka edhe një problem shëndetsor, atij qysh dy vite më parë i është shfaqur sëmundja e parkinsonit. Kjo sëmundje në të kaluarën ka prekur edhe të madhin Muhammed Ali i cili ndëroi jetë vitin e kaluar.

Si kampion i vërtetë dhe personalitet i veçant, ai duhet ti jap fund karrierës së tij sportive.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.