RTK

RTKLive
9 Tetor, 2024

Pacquiao apo Bradley do të triumfoj këtë fundjavë?

2 min read

Pac-Bradley-BannerPrishtinë, 3 prill 2016 – Kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ditë deri te dueli i shumë pritur ndërmjet Manny Pacquiao dhe Timothy Bradley, që do të zhvillohet me 9 prill në MGM Grand në Las Vegas. Meçi i tyre do të jetë i treti me radhë dhe po pritet me padurim nga gjithë adhuruesit e boksit.

Të dy meçet e tyre kanë qenë mjaft interesante dhe ngushtë të vlerësuara. Pacquiao kishte pësuar humbjen e parë nga Bradley me 2012. Atë botë Pacquiao u dëmtua nga gjyqëtarët dhe gjithë opinioni u hutua me këtë humbje. Por, pas dy viteve me 2014, Pacquiao iu revanshua duke e mposhtur pastërt. Tani do të kemi meçin e tretë të tyre ku do të jetë poashtu shumë interesant, për shkak që Pacquiao u operua pas meçit me Mayweather duke qëndruar 13 muaj jashtë ringut. Ndërsa Bradley nën udhëheqjen e trajnerit të ri, Teddy Atlas, duket një boksier më i perfeksionuar.

Pacquiao ka deklaruar se ky do të jetë meçi i tij i fundit. Ai dëshiron që pas këtij meçi të penzionohet pas një karriere 21-vjeçare. Pacquiao dëshiron të vazhdon karrierën e tij në politikë duke pretenduar një vend në parlamentin e Filipinës.

Por, trajneri i Pacquiaos, Freddie Roach mendon se ky nuk do të jetë meçi i tij i fundit. “E respektoj dëshirën e Pacquioas, për të vazhduar në politikë, por ai ka akoma për ti dhënë boksit” theksoi Froach ditë më parë për mediat që ishin prezent në Wild Card Gym.

Artan Vërbica
4 qershor 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.