RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Nuri Seferi: Në Tiranë për kreun e renditjes në WBO

2 min read

Nuri Seferi Kampioni aktual evropian në versionin WBO, dhe i rendituri nr 3 në renditjen e fundit të muajit Janar në WBO, Nuri Seferi është pranë duelit të tij historik për të marrur kreun e renditjes në WBO. Seferi i cili ditë më parë qëndroi në Tiranë duke takuar kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha dhe Ministrin e TKRS-së Aldo Bumçin mori premtimin nga institucionet më të larta të vendit se do të marrë mbështetjen për zhvillimin e duelit të ardhshëm në kryeqytetin shqiptar.

Seferi para tij ka dy boksier të renditur, amerikanin BJ Flores i cili renditet në pozitën nr 1 dhe ish-kampionin e botës, turkun me nënshtetësi gjermane Firat Arslan i cili renditet në vendin e dytë në WBO. Por rrjedhat në versionin WBO priten të ndryshojnë pasi Marco Huck do të mbroj titullin kundër afrikanit Ola Afolabi dhe ai dëshiron të kaloj në kategorinë e rënd dhe titulli do të mbetet vakant me gjasë, ndërsa rastin për titullin vakant në WBO do të kërkojnë tre të parët të renditur në WBO dhe do të jetë rast i mirë i Nuriut që shumë shpejt të sfidon titullin WBO. Kjo do të ishte edhe dëshira jonë që Seferi sa më parë të marrë rastin për titull që e pret qe sa kohë.

Seferi do të përballet BJ Flores apo me njërin ndër 10-të renditurit në WBO. Dëshira e tij është që të përballet me BJ Flores, por amerikani ka kohë që i ikë kësaj përballje.

“E kam ëndërr të kahmotshme të boksoj në Shqipëri, dhe ëndrra ime po bëhet realitet. Gjithçka është gati dhe unë ka fundi i muajit Prill apo fillimi i muajit Maj do të boksoj në Tiranë, Dëshira ime është të boksoj me BJ Flores, po ai po i ikë përballjes me mua. WBO do të zbresë atë nga pozita e parë nëse nuk bokson me mua. Por, për mua nuk ka rëndësi, në Tiranë në fund të pranverës do të marrë kreun në WBO” theksoi Nuri Seferi për Kosova Boxing.

Se si do të rrjedhin gjërat, këtë do të mësojmë në ditët në vijim, por ka mbetur vetëm të përcaktohet data e zhvillimit dhe kundërshtari, por Seferi thotë se për këtë do t`ju lajmërojmë shumë shpejtë: “Jemi në përfundim e sipër të bisedimeve dhe finalizimit të marrëveshjes. Janë kryer afër 90% të punës. Kanë mbetur edhe disa gjëra të definohen. Duhet ti falenderoj atë që po ma mundësojnë këtë meç, Hamdi Ukën, Cim Pekën dhe Gerti Velijaj. Një falenderim dhe për Kosova Boxing e cila gjatë gjithë karrierës sime me ka mbështetur” tha në vijim Nuri Seferi.

Përgatiti:
Artan Vërbica
27 Shkurt 2013

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.