RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Nuri Seferi mposht gjermanin Girke me nokaut teknik në raund të pestë

1 min read

Nuri Seferi ka arritur mbrëmë fitoren e 41-të në meçin e tij të pesëdhjetë jubilar në boksin profesionist. Boksieri ynë pati përballë një boksier me shumë përvojë, afër 128 meçe, gjermanin Mazan Girke, të cilin arriti ta mposht me nokaut teknik në raund të pestë.

Seferi ishte paraparë të boksoj me 20 dhjetor në Poloni, kundër polakut Michal Cieslik (19-0, 13 KO) për titullin IBF International në kategorinë kruzer, por ky i fundit e anuloi përballjen. Pas kësaj Seferit nga promoteri i tij Erol Ceylan i erdhi mundësia të boksoj me 18 janar në Hamburg dhe këtë e pranoi me shumë dëshirë pasi ishte i përgatitur, edhe pse kundrshtari i tij nuk ishte nivel i kënaqshëm, por me rëndësi ishte të shënohej një fitore tjetër për të vazhduar më tutje.

Seferi 43-vjeçar akoma vazhdon ti jap shkëlqim boksit shqiptarë, duke qenë aktiv dhe duke boksuar me kundërshtar të denjë. Ai në vitin që lam pas mposhti një boksier shumë të vlerësuar dhe respektuar, gjermanin Rashid Rad me vendim unanim pas tetë raundeve. Kjo fitore u konsiderua mjaft e vlefshme nga Kosova Boxing duke e perzgjedhur ndër boksierët më të mirë shqiptarë për 2019.

www.kosovaboxing.org / 19 janar 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.