McGregorit iu deshtën vetëm 40 sekonda
1 min readT-Mobile Arena, Las Vegas, 18 janar 2020 – Irlandezi i famshëm, Conor McGregor ka shënuar fitore të madhe në rikthimin e tij në UFC pas 15 muajve.
McGregor (22-4-0, 19 KO) mposhti amerikanin Donald Cerrona (36-14, 10 KO) i njohur si Cowboy, pas vetëm 40-sekondave.
Ky rikthim ishte senzacion dhe kënaqi publikun që ishin prezent, por edhe atyre me miliona që e shikuan në televizion.
McGregor i cili humbi meçin e parafundit në tetor të vitit 2018 nga rusi, Khabib Nurmagomedov (28-0, 8 KO) nuk pritet ti kërkoj revansh rusit të fuqishëm, duke ditur se Khabib mund ta mposjt sërish duke e shtyrë ta përfundoj karrierën. Pas duelit fitimprurës me Floyd Mayweather, ai pritet që sërish ti kthehet boksit në një meç tjetër, kundër ikonës Manny Pacquiao, meç i cili pritet të sjell 250 milion dollar.
www.kosovaboxing.org
19 janar 2020