RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Nuri Seferi mbron titullin WBO Europe në Shkup me 6 Tetor

1 min read

Nuri Seferi do të mbrojë titullin WBO të Evropës me 6 Tetor në Shkup. Lajmin për Kosova Boxing e bëri Islam Shaqiri në të cilën tregoi detajet e organizimit dhe mbrëmjes që do të zhvillohet. “Sot e kam bërë rezervimin e sallës në Shkup, dhe ju jeni agjensioni i parë që e keni këtë informatë, sepse gjatë gjithë kohës po jepni lajme të shumta të boksit, duke mos kursyer asgjë nga vetja. Me mundin e juaj ju jeni afër çdo ringu” theksoi Shaqiri i cili na komplimentoj si redaksi. Në këtë mbrëmje do të boksoj edhe Sefer Seferi. Për kundërshtar ende nuk janë zgjedhur ndërsa kjo pritet të bëhet shumë shpejt. Më pas ne kontaktuam edhe me Nuriun i cili dukej të jetë mjaft i lumtur që sërish do të mbroj titullin në Shkup. “Jam i lumtur, dhe jam duke u stërvitur shumë që të prezentohem sa më mirë” theksoi Seferi.

Nga promoteri kësaj mbrëmje Islam Shaqiri është kërkuar nga ne që të ndërmjetësojmë bisedimet me boksierin kroat Ivica Bacurin i cili ka 17 fitore (7 KO) dhe 3 humbje, dhe radhitet i 46-ti në Botë sipas Boxrec.com. Dueli Nuri Seferi dhe Ivica Bacurin do të ishte meç fenomenal. Për më të rejat tjera do t`iu lajmërojmë në ditët në vijim.

Kosova Boxing lajmi më i shpejtë …

Artan Vërbica
15 Gusht 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.