RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Nuri Seferi kundër Ismail Abdoul me 2 Korrik

2 min read

Boksieri ynë më i mirë i vitit 2010 i zgjedhur nga redaksia jonë Kosova Boxing, Nuri Seferi do të mbron titullin e kampionit evropian versioni “WBO Europe” me 2 Korrik në Vienë të Austrisë. Seferi për kundërshtar do të ketë boksierin nga Belgjika Ismail Abdoul. Për Seferin kjo do të jetë mbrojtja e dytë e titullit. Lajmin për Kosovaboxing.org e bëri të ditur menagjeri i Nuri Seferit, Zeljko Vojnoviç nepërmjet lidhjes telefonike. “Kemi arritur marrveshje me belgun e natyralizuar Abdoul. Meçi do të zhvillohet me 2 Korrik në Hipodrom, Viena të Austrisë” theksoi Vojnoviç. Ai parashikoi fitore për boksierin tonë, ku theksoi :”Abdoul është boksieri mjaft i fortë dhe me eksperiencë të madhe në boksin profesionist. Ai ka boksuar me shumë boksier të njohur si, David Haye, Marco Huck, Giacobbe Fragomeni, Enad Liçina, etj, por nuk besoj se ka kualitet të fiton ndaj Nuri Seferit. E çmoj shumë Seferin, ai ka bërë meçe të mëdha në këto vite” theksoi Vojnoviç.

Kundërshtari i Seferit, Ismail Abdoul ka zhvilluar 62 meçe profesioniste, ku ka shënuar 39 fitore (15 KO) dhe ka pësuar 21 humbje dhe 2 barazime. Siç e ceku edhe Zeljko Vojnoviç, ai ka boksuar me shumë emra të mëdhenjë dhe as një herë nuk është gjetur në dysheme, edhe pse ka 21-humbje. Humbjet me pikë nga Haye, Licina, Kraj, Fragomeni dhe fitoret ndaj Jozsef Nagy, Ivica Bacurin dhe barazimi me Lubos Suda tregon qartë kualtitetin e tij, që e renditin në mesin e boksierve më të mirë në botë në kategorinë “Cruiser”. Nuri Seferi ka pasur ofertë të boksoj edhe me Ola Afolabi me 2 Korrik në parameç të Klitschko dhe Haye, por oferta për të boksuar me Abdoul ka qenë më joshëse dhe më serioze.

Nuri Seferi renditet i 5-ti në versionin WBO dhe do të ketë gjasa reale për të boksuar për titullin e kampionit botëror kundër Marco Huck, sepse fitorja me 2 Korrik, do ta përparoj për një apo dy vende. Para se të ndodh një meç për titullin e kampionit të botës, Nuri Seferi ka gjasa ta mbron edhe një herë titullin e kampionit evropian kundër serbit nga Banja Lluka, Nenad Borovcanin, pasi që ai do të luftoj me 11 Qershor për titullin “WBO Europe Interim” dhe Seferi është i detyruar të boksoj kundër tij, sipas rregullores së versionit WBO. “Do ta pranoj me shumë dëshirë sfidën me Borovcanin para meçit me Marco Huck. Kjo do të ishte motiv shtesë për të mposhtur më pastaj Huck-un” theksoi Nuri Seferi për Kosovaboxing.org. Por sipas analizës sonë, nuk mendojmë që meçi mes Seferit dhe Borovcanin do të ndodh, sepse nuk e besojmë që Borovcanin do të ketë guximin ti del në ring Seferit.

Artan Vërbica
1 Qershor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.