RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Besar Nimani i njeh vetëm fitoret

1 min read

Mynih, Gjermani, 2 Qershor 2011 – Besar Nimani nuk ka të ndalur, ai sonte ka radhitur fitoren e radhës ndaj kosovarit Gani Gaxherrit me “Knock-Out” në raund të parë. Kjo është fitorja e pestë dhe e pesta me ndërperje në poaq duele. “Nuk e kam ditur kend do të kem kundërshtar. Kur mora vesh se do të ballafaqohem me një shqiptar, i thashë menagjerit sdua të boksoj, ndërsa ai ma ktheu, por ai dëshiron të boksoj me ty. Nuk i besova dhe shkova në zhveshtore për të parë kush ishte dhe të bisedoja me te. I thashë që nuk dua të boksoj me ty. Ai më quajti frikacak dhe u dakorduam të boksoj, pasi ishte mjaft provokativ dhe i pasjellshëm” deklaroi Nimani. Meçi tyre filloi dhe qysh në minutën e 01 e 10 sekonda, Nimani me një goditje të fortë “Body Shot” në pleksus e la të shtrirë boksierin debutues shqiptar. Pas kësaj fitore, Nimani nuk ju gëzua shumë pasi boksoi kundër një bashkëkombasi dhe fitorja e tij dukej e dhimbëshme. “Dhashtë zoti që më mos të boksoj me ndonjë shqiptar” tha për fund Nimani për Kosovaboxing.org. Nimani në ditët në vijim do të udhëtoj për në kamp te Felix Sturm. Ai do të zhvilloj seanca të sparringut dhe do të jetë gatshëm për sfidat e radhës.

Kosovaboxing.org
3 Qershor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.