Nuri Seferi kundër Gogita Gorgiladze me 22 dhjetor
2 min readNuri Seferi edhe pse 40-vjeçar, nuk e ka ndërmend të përfundoj karrierën e boksierit profesionist. Ai është i uritur akoma për suksese dhe kërkon sfida të radhës.
Seferi (38-8-0, 20 KO) meçin e fundit e zhvilloi me 1 prill të këtij viti duke e nakautuar hungarezin, Lazslo Hubert (49-21-1, 33 KO) në raund të tretë. Tani ai ka caktuar një tjetër duel me 22 dhjetor ku për kundërshtar do të ketë gjeorgjianin, Gogita Gorgiladze. Gorgiladze është boksier cilësor me bilanc prej 36 fitoresh (30 KO) dhe 20 humbje në 56 meçe.
Fitorja e Seferit kundër Gorgiladzes pritet të sjellë atë sërish në pozicion të favorshëm për të synuar ndonjë titull botëror.
Seferi në fillim të vitit 2018 mund të marrë një rast që sërish të boksoj kundër Firat Arslan apo Marco Huck. Ai dhe promoteri Erol Ceylan janë duke punuar për një meç të madh në vitin 2018. “Besoj ende ne Nuriun. Jo vetëm që kemi bashkpunim profesional, por ne jemi edhe shokë të mirë. Jam në sqyrtim e sipër për mundësitë me te në vitin e ardhshëm ku do të fitojmë një titull të vlefshëm” theksoi Ceylan për Kosova Boxing.
Pronari i Kosova Boxing, Artan Vërbica është i lidhur ngushtë si partner dhe bashkpuntor i promoterit Erol Celyan dhe ekipit të tij ECB. Ceylan dhe Vërbica bashkarisht kanë përzgjedhur të gjithë kundërshtarët e boksierëve që do të paraqiten në këtë ngjarje.
Në mbrëmjen e 22 dhjetorit do të boksoj edhe një shqiptarë tjetër, ai është Agron Smakiçi, për të cilin do të sjellim edhe për te një ekskluzivitet.
www.kosovaboxing.org
1 dhjetor 2017