RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Matjet Zyrtare nga Usti Nad Labem: Fabiana Bytyqi 46.9 kg, Fatuma Yazidu 47.6 kg

1 min read

Usti Nad Labem, Republika e Çekisë, 1 dhjetor 2017 – Janë zhvilluar matjet zyrtare sot në Usti Nad Labem të Republikës së Çekis ku boksierja jonë Fabiana Bytyqi do të sfidon titullin “WBC Silver” në kategorinë minimumë.

Fabiana Bytyqi doli të jetë 46.9 kg, ndërsa që kundërshtarja e saj Fatuma Yazidu doli të jetë mbi peshë 48.7 kg. Federata WBC si çdo federatë tjetër i dha mundësinë boksierës nga Tanzania, kohë për dy orë që të mundohet të jetë në peshën e duhur që duhet të ishte nën 47.6 kg. Ajo u detyrua të shfrytëzoj saunën për dy orë për ti hjekur 1 kilogramë e 100 gramë. Pas dy ore ajo me gjitha vështirësitë ia arritë duke qenë në limit, 47.6 kg.

“Fabiana është në formë të mirë. Ajo ka punuar gjatë për këtë përballje. Nesër presim të fitojm dhe të ecim para te synimet e tjera që do të na presin”, theksoi Fabian Bytyqi, babai i Fabianës.

www.kosovaboxing.org
1 dhjetor 2017 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.