RTK

RTKLive
21 Tetor, 2021

Nuri Seferi fiton titullin WBO Evropian, ndërsa Sefer Seferi fiton WBF Intercontinental

2 min read

nga Artan Vërbica
Calafatti Halle Prater, Vienë, Austri, 26 Qershor 2010
– Vëllezërit Nuri dhe Sefer Seferi kanë shënuar fitore historike sonte në “Calafatti Halle Prater” në Vienë të Austrisë. Nuri Seferi 28-6-0 (18 KO) është paraqitur denjësisht kundër Sandro Siproshvili 23-6-0 (10 KO) duke triumfuar me vendim unanim pas 12-raundeve. Dueli kishte rëndësinë e madhe sepse ishte për titullin WBO të Evropës.  Nuriu në raundet e para nuk rrezikoi shumë duke treguar kujdes dhe duke lexuar mangësit e kundërshtarit. Po thuaj se raundet e para ishin të barazpeshuara ndërsa nga raundi i gjashtë e deri më fund dominoi luftën plotësisht. Nuriu e kishte parasysh se Siproshvili ishte boksier mjaft rezistues. Ai konsiderohej boksier klasik me mjeker të fortë, që gjatë karierës së tij në 29-duele sa ka zhvilluar, vetem një herë ka ra në dysheme, mirpo boksieri ynë nga Korrita e Gostivarit e kreu punën siç ishte më së miri duke fituar bindshëm.

Ky është suksesi më i madh i boksierit tonë në karierë. Ai më parë ka fituar edhe titujt WBC Mediteran dhe Global Boxing Union dhe ky është titulli i tretë i fituar në karierë duke ia bashkangjitur thesarit të tij të titujve. Fitorja e Nuriut do të rankoj tash në mesin e 15-të më të mirë në versionin WBO dhe në versionin më të madh në Evropë EBU. Shpresojmë që Nuriu sa më shpejt të merr edhe një luftë më të madhe për ndonjë titull bote.

Shkëlqim kësaj mbrëmje i ka dhënë edhe vëllau i vogël i Nuriut, Sefer Seferi 11-0 (10 KO), i cili fitoi kundër hungarezit Viktor Szalai me TKO 2. Seferi qysh në raundin e parë e plandosi në dysheme, për  të vazhduar më tej në raundin e dytë duke shkatëruar plotsisht. Szalai 14-31-3 (4 KO) u gjet edhe tre here në “Knock-Down” deri sa gjyqëtari në ring e ndërpreu luftën. Ky është titulli i parë i fituar nga Sefer Seferi në karierë. Ai ka një të ardhme në ndritur në boksin profesionist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.