RTK

RTKLive
5 Tetor, 2024

Matjet zyrtare nga Viena

2 min read

Vëllezërit Seferi kanë arritur në Vienë dje ku jan akomuduar me klimën  për luftën e neserme që i pret në “Calafatti Halle Prater” në Vienë të Austrisë. Të dy vëllezërit janë dale sot për matjet zyrtare ku Nuri Seferi ka dal 90.3 kg ndërsa kundërshtari Sandro Siproshvili 87.6 kg. Ndryshe nga hera parë kur me 28 Maj, ishin matë, por ky meç nuk ishte realizuar. Atë kohë Nuri Seferi doli 90.0 kg, që do të thotë 300 gram më i lehtë, ndërsa Siproshvili 89.600 kg, gjë që tani gjeorgjiani është dy kilogramë më i lehtë. Këto janë disa analiza nga ana jonë që do të thotë se Siproshvili ka intensivikuar ushtrimet për këtë duel, ndërsa Nuri ndoshta ka shtuar pak peshë dhe ka për qëllim përfundimin e duelit sa më të shpejtë, ku do të kërkoj nga fillimi “knock-out”.

Sefer Seferi nuk do të ballafaqohet me boshnjakun Adnan Buharalija siç është paralajmëruar. Boshnjaku në momentin e fundit ka refuzuar të udhëtoj në Austri, ndërsa për Seferin është përcaktuar një kundërshtar tjetër, ai do të jetë hungarezi Viktor Szalai 14-30-3 (4 KO). Seferi doli në peshime 90.2 kg ndërsa Szalai 90.5 kg.

Pra neser presim që të dy vëllezërit Seferi të kurorzohen me dy tituj. T`i përkujtojmë edhe një here adhuruesit se Nuri Seferi do të luftoj për titullin WBO të Evropës ndërsa Sefer Seferi për titullin WBF International.

Kosovaboxing.org
25 Qershor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.