RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Nuri Seferi: Do ta përfundoj duelin para kohe

1 min read

Seferi GlowackyBoksieri ynë Nuri Seferi ka arritur në Torun të Polonisë, ku të shtunën do të ketë përballjen eliminatore për titull bote kundër polakut Krzysztof Glowacki. Ai sot është paraqitur në konferencë për gazetarë duke iu treguar polakëve, se ka udhëtuar vetëm për fitore.

“Kristof është boksier i mirë, por qëllimi im është që t`a mposhti të shtunën. Respekt për te, por unë kam ardhur këtu vetëm për një qëllim, për fitore” tha Seferi. 

Seferi dukej i qetë dhe mjaft i matur në deklarata, ndërsa që Glowacki dukej si një fëmijë adoloshent duke mos pasur qëndrim, por vetëm qeshte gjatë gjithë kohës.

Si e parashikoni meçin, ishte një tjetër pyetja nga një gazetar polak. Seferi iu përgjigjë: “Unë jam përgatitur për 12-raunde dhe do të kem energji për të gjitha raundet. E di që nëse lufta shkon në të gjitha raundet do të jetë e vështirë të më ipet fitorja mua. Por, unë do të mundohem që duelin ta përfundoj para kohe, ta nakautoj. Ky do të jetë synimi im” tha Seferi.

Kosovaboxing.org
28 janar 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.