Krasniqi dhe Brahmer prezantohen për herë të parë në Rostok
1 min readRostok, Gjermani, 29 janar 2014 – Janë takuar për herë të parë në cilësinë e kundërshtarëve, Haxhi (Robin) Krasniqi dhe Jurgen Brahmer. Të dytë u prezantuan në konferencën e parë në qytetin Rostok, aty ku edhe do të zhvillohet beteja e tyre.
“Unë gjithmonë përgatitem për 12-raunde, por nëse më i ipet rasti ta përfundoj meçin para kohe, do ta bëj” tha Brahmer për gazetarët.
“Ky do të jetë dueli më interesant në 15-vitet e fundit ndërmjet dy gjermanëve, që kur boksuan “Tiger” Michalczewski dhe “Rocky” Rocchigiani” tha Kalle Saurland.
Ndërkohë mediet gjermane nuk dhanë ndonjë koment se çfarë deklaroi boksieri ynë, për arsye të pakuptimta. Ky injorim së pari nga televizioni SAT 1, dhe të tjerët duket shumë i padarejtë duke ditur që dy boksierët japin mendimet e tyre për duelin që i pret me 21 mars.
Foto: Eroll Popova
www.KosovaBoxing.org