Nimani kundër kampionit të Francës, Horta me 11 prill
1 min readNjëri ndër boksierët aktualisht më të mirë shqiptarë, Besar Nimani me 11 prill do ngjitet në arenën Hoevelhof të Nordrhein-Westfalen në Gjermani ku përball do ta ketë boksierin franqez, kampionin aktual Frank Haroche Horta.
Nimani i cili deri më tani ka zhvilluar 18 meçe profesioniste duke fituar të gjitha, ndër to 15-të me ndërprerje, do të kërkon edhe fitoren e 19-të me radhë e cila do ta ngrisë edhe më shumë drejt aspiratave të tij, drejt kurorës së titullit të botës. Ndërsa franqezi Horta ka eksperiencë të madhe në boksin profesionist me bilanc prej 37 fitore (14 KO), 14 humbje dhe pesë barazime në gjithsejt 56 meçe të zhvilluara në boksin profesionist.
Dueli Nimani dhe Horta do të zhvillohet në tetë raunde dhe do të jetë i vlefshëm për ngritje sa më të lartë në ranglistat botërore. Nimani synon që ti afrohet sa më shumë titujve të kampionit botëror të versionit WBC dhe IBF. Ai me dy tre meçe të radhës mund të marrë sfidën për ndonjë eliminator apo direkt për titull të botës. Nimani është boksier që premton.
Kosovaboxing.org
25 mars 2015