Ngjarja e pestë e “Ring of Fire” me 27 shkurt
1 min readPromotori Agron Kurtishi do të organizoj ngjarjen e radhës me 27 shkurt në Unterschleibheim në Mynih të Gjermanisë. Ky do të jetë organizimi i pestë me radhë i “Ring of Fire”. Në këtë ngjarje do të zhvillohen 11 meçe, në boks profesionist dhe në kikboks.
Protagonistët kryesor të mbrëmjes do të janë: James Chereji 10-0 (6 KO), Adrian Maliqi 9-1-0 (7 KO) dhe Xenia Jorneac 5-1-1 (2 KO).
Akademia Fight-Power para ca ditësh shënoi tre vjetorin e themelimit, ku krahas suksesit dhe rritjes në akademi ata po organizojnë edhe ngjarje të shumta.
Kosovaboxing.org
16 janar 2016