RTK

RTKLive
3 Maj, 2024

Nga matjet zyrtare në Finlandë: Tatli 61.7 ndërsa Tyson 61.5

1 min read

Espoo, Finlandë, 30 Mars 2012 – Boksieri ynë Edis Tatli do të zhvilloj meçin 17-të në boksin profesionist sonte. Ai përball do të ketë afrikanin nga Ghana, Sarfo Tyson. Në matjet zyrtare Tatli doli të jetë 61.7 kg, ndërsa Tyson doli të jetë 61.5 kg. Ky do të jetë meçi i dytë i Tatlit në 10 raunde. Tatli është duke ecur me hapa të sigurt rreth të ardhmes së tij, ndërsa në Finlandë por edhe në Kosovë, Shqipëri dhe më gjërë është duke u përcjellur shumë karriera e tij.  Tatli konsiderohet njëri ndër talentët më të mëdhenjë të boksit tonë. Tatli ka rekord prej 16-0 (3 KO), dhe radhitet i 75-ti në botë nga enti i statistikave në boxrec.com, ndërsa kundërshtari i tij Tyson ka rekord 14-4-0 (9 KO) dhe radhitet i 498-ti në botë nga boxrec.com. Rreth kësaj përballje do t`ju japim rezultatin dhe storien e plotë në përfundim meçit.

Kosovaboxing.org
31 Mars 2012

1 thought on “Nga matjet zyrtare në Finlandë: Tatli 61.7 ndërsa Tyson 61.5

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.