RTK

RTKLive
28 Prill, 2024

Fitore me TKO 1 nga Tatli

1 min read

Barona Areena, Espoo, Finlandë, 31 Mars 2012 – Boksieri ynë perspektiv Edis Tatli ka shënuar edhe një fitore mbrëmë. Viktima e radhës ishte afrikani Sarfo Tyson, i cili nuk i përballoj asnjë raund. Tatli hyri furishëm ku vetëm pas hetoi pikën e dobët të kundërshtarit dhe me një kroshe të majt e përplasi në dysheme. Tyson u zgjua por nuk mundi t`i përballon gjuajtjeve tjera gjë që u gjetë për herë të dytë në “Knock-Down” ku gjyqëtari pas shiqoi situatën e ndërpreu duke e parë se Tyson nuk është në gjendje të vazhdon. Kjo ishte fitorja e 17-të për Edis Tatlin, ndërsa Tyson shënoi humbjen e 5-të në karrierë dhe të dytën me ndërpreje, dhe ishte humbja më e thellë që e ka pësuar nga ndonjë boksier. “Jam i lumtur për fitoren. Nuk e kam pritur se do të përfundoj meçin kaq shpejtë, po ja ishte krosheja ime fituese këtë herë. I përshendes nëpërmjet Kosova Boxing të gjithë adhuruesit e mij” theksoi Tatli mbrëmë nepërmjet lidhjes telefonike për kosovaboxing.org.

Artan Vërbica
1 Prill 2012

6 thoughts on “Fitore me TKO 1 nga Tatli

  1. Urime Edis dhe shpresoj qe do i mbrrish te gjitha titujt e mundshem dhe mund te them se une mendoj se jeni boksieri me i mire ne kategorin e juaj dhe po qe se boksoni ne kete menyr do mbrrini te gjitha.
    Urime urime e vetem perpara, do jesh kampion.

  2. Shume performance e bukur e Edisit, mka pelqy si asnjehere me pare, uroj qe te vazhdoje me nje ritem te tille sepse shihet se ka vullnet per te arrite tituj te medhenj
    Suksese

  3. urime edis shpreoj qe fitore do te jen gjithmon urime nga zemra, ma i mire je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.