RTK

RTKLive
5 Tetor, 2024

Ndërroi jetë legjenda e tajboksit botëror Ramon Dekkers

2 min read

ramon dekkersSot në moshën 43-vjeçare ndërroi jetë legjenda e tajboksit botëror, holandezi Ramon Dekkers. Ai pësoi infarkt në zemër deri sa ishte në një palestër duke ngarë bicikletën. Ende nuk janë bërë të njohura arsyet e vdekjes së tij, sepse gjatë ditëve në vijim do ti bëhet autopsia. Vitet e fundit sëmundjet e zemrës te kikboksierët janë rritur dhe kjo sipas përdorimit të madh të substancave të ndaluara, ndërsa materia shkatërues për zemër thuhet të jetë anaboliku. Vitin e kaluar edhe kikboksieri ynë i njohur Besim Kabashi vdiç pas një infarkti të pësuar në zemër.

Ramon Dekkers ishte 8 herë kampion i botës dhe për 10-vite ka mbizotruar në ringjet tajlandeze ku ishte i pakonkurrencë. Ai ishte njëri ndër sportistët e rrallë i cili ishte dekoruar me mirënjohje nga mbretëresha e Holandës – BEATRIX. Kosova Boxing kontaktoi trajnerin tonë të njohur Gasper Kaçinari pasi ishte njohur me legjendën Dekkers, deri sa ka pasur rast të marrë disa mësime prej tij dhe e ka nhojur personalisht. Ai e theksoi: “Kjo është humbje e madhe për kikboksin. E kam njohur të ndjerin sa jetoja në Rotterdam të Holandës, kue edhe Dekkers ka qenë nga Rotterdam. Ka qenë shumë i afërt me ne, deri sa kam marrur diçka nga eksperienca e tij. Njeriu që mbizotroi në sportin e tajlandezëve për 10-vite që rrallë dikush ka arritur. Ai ishte kikboksieri më i mirë i dekadës së kaluar e ndoshta edhe i shekullit të kaluar në kategorinë e tij” theksoi Kaçinari.

Dekkers gjatë karrierës së tij ka zhvilluar gjithësej 221 meçe me një bilanc prej 186 fitore (95 KO) dhe 33 humbje dhe 2 barazime.

Përgatiti:
Artan Vërbica

27 Shkurt 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.