RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Nderimi i fundit për kampionin e botës në kick-box Besim Kabashi

3 min read

Gurrakoc, 9 Tetor 2011 – Në varrezat e fshatit Gurrakoc të Istogut, me nderime të shumta iu dha lamtumira e fundit kampionit botëror kik-boksierit të Kosovës dhe Gjermanis, Besim Kabashit. Vdekja e ndau nga jeta këtë sportist në moshën më të mirë, madje në momentin kur arriti në kulmin e karrierës së tij. Rreth 10.000 qytetarë nga mbarë trojet shqiptare dhe nga diaspor kanë marrë pjesë në homazhet dhe në ceremoninë e varrimit në fshatin Gurrakoc të Komunës së Istogut. Ata që me Besimin patën fatin të punojnë së bashku, të njihen apo edhe të shoqërohen për pak kohë, lanë përshtypjet e tyre dhe shprehën ngushëllimet për familjen e ngushtë Kabashi, në librat e zisë.

Që nga ora 12 e mesditës së premte shumë politikan, qytetarë, sportist, perfaqësues të sporteve, trainer e përfaqësues të klubeve të ndryshme të kikboksit e adhurues të sportit nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe diaspora kanë  bërë homazhe dhe kanë marrë pjesë në përcjelljen e fundit të legjendës së kikboksit shqiptar, duke ndarë dhimbjen me familjarët e Besimi Kabashit, të cilët përkundër humbjes dhe merzisë së madhe, pritën ngushllimet për birin e tyre.

Homazhe para trupit të pajetë të Besim Kabashit, ka bërë edhe trajneri i tij, kroati Mlladen Shteko, i cili e ka vlerësuar lartë personalitetin e kik-boksierit Kabashi. “Besimi ka qenë hero i vërtetë i sportit, ndaj vdekja e tij është humbje e madhe për sportin botëror. Në ring ka qenë shumë i ashpër, ndërsa në jetën private ka qenë shumë i qetë”, ka thënë, ndër të tjera, trajneri i tij Shteko. Ai ka shtuar se Kabashi ka qenë ndër kampionët më të veçantë të cilët i ka përgatitur ai në pikëpamje profesionale. “Kam krijuar 14 kampionë botërorë, por Besimi ka qenë më i veçanti ndër ta në ring, ku është dalluar edhe me kik-boks cilësor”, ka pohuar Shteko.

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajdin Abazi tha se vdekjen e Besimit e  konsideron një humbje të madhe edhe për të gjitha institucionet e vendit.

“Vdekja e Besimit është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por për të gjithë ne, për institucionet e Republikës së Kosovës, për sportistë të mbarë popullit shqiptar, të cilët i deshi aq shumë Besimi”, ka thënë Abazi, duke shtuar se “Besimi nuk na bashkoi sot si herëve të tjera për kremtime, por në këtë ditë zie na bashkoi për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe njëkohësisht për të ndarë bashkërisht pikëllimin më të madh me familjarët dhe me gjithë ne e që e deshëm e simpatizuam dhe e përkrahem në përpjekjet e tij për të arritur emrin që bëri”.

Zëvendësministri Abazi ka thënë se kujtimin për të do ta kenë të pashlyer jo vetëm shqiptarët gjithandej , por edhe të gjithë adhuruesit e sportit në botë. “Besimi ishte yni, ndaj krenohemi për të. Por, më shumë krenohemi që ai kaloi kufijtë kombëtarë dhe u bë i gjithë popujve në mbarë botën, duke demonstruar aftësi njerëzore e sportive dhe duke shkëlqyer me rezultatet kulmore. Besimi ishte krenar që ishte shqiptar , prandaj ne shqiptarët kudo që jemi gjithnjë do ta  ruajmë të freskët kujtimin për të, do të frymëzohemi nga talenti i tij dhe do të jemi gjithmonë krenarë me emrin e Besim Kabashit. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka thënë në fund Abazi.

Kosova i dha lamtumirën fundit birit të saj dhe yllit të kik-bokwsit shqiptar, në vendlindjen e të parëve, në Kosovën e shtrenjtë që gjithnjë e pati në zemër…

Foto : Avdush Cakaj / Kosovaboxing.org

Përgatiti :
Avdush Cakaj
9 Dhjetor 2011

2 thoughts on “Nderimi i fundit për kampionin e botës në kick-box Besim Kabashi

  1. NJE MIKE I MATH NJE PATRIOT I HEKURT DHE NJE NJERI ME VLERA .. SPOTITI PROFESJONIT NJE BIRI ,, TE ATDHUT ,,, DHE NIP I SKENDERBEUT ,, QE UND NGA JETA NE MENYRE TA PA BESUSHME .. DO NGLET LEGJEND SI TATUJA MBI SUPE SI ,, DOREZAT E HEKURTA DHE SI ,,, ZEMER LUAN I ,,, I RINGUT ,, QOFT I LET DHEU I PARVE QE RENDOFT ME PAQE MBI KTE LEGJEND QE NUK DO SHUHET KURR ,,,NGUSHELLIME ME PIKELLLIM MIKU IM .

  2. Lexues te nderuar, fanca dhe miq te nderuar, me lejoni ne emrin tim personal, te ndaj dhimbjen se bashku me ju. Besim Kabashi ishte nje shok, dhe nje mik i te gjithve, dhe andaj dhimbje dhe mungesa e tij per ne eshte e pa zavensushme. Dheu i Kosoves qoft i leht per ate Trim dhe Besnik te kombit Shqiptar. Lajmi qe Besim Kabashi u ndah nga ne ishte lajmi me i dhimshem dhe me i zi qe morrem per te gjith ne shqiptaret ku do qe gjindemi, andaj pranoni ngushllimet me te sinqerta ju dhe Familja Kabashi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.