RTK

RTKLive
3 Maj, 2024

MUSTAFE KICAJ organizon mbrëmje të tajboksit për humanizëm

1 min read

Mustaf KicajMe 2 Maj,  në Winterthur të Zvicrës do të mbahet ngjarja internacionale e tajboksit për humanitet.

Ky eveniment organizohet  nga tajboksieri ynë Mustafe Kicaj. Do të marrin pjesë tajboksiere nga shkolla te njohura të tajboksit në Zvicër dhe nga shumë  vende të botës.

Ndër duelet më interesante do të janë e Bledar Dakaj, Albin Daci, Manuel  Joao e  Princi  Somaleze Abdullah Ajdaruss i cili do të luftoi për titullin evropian në kategorinë deri 63 kg.

Poashtu do të marrin pjesë Lirim Ahmetaj  i cili do të ndeshet me  Sebastian Mendes.  Hekuran Avdylaj do të ballafaqohet me Ramon Kybler në kategorinë deri 77 kg  per titullin evropian. Fahir Bahtijari do të ketë  revansh  kundër  Ibo Topyrek për titullin boteror në kategorinë deri 82 kg.

Mysafir  nderi do te jete Presidenti i Organizates Botërore te Arteve Marciale me seli në Las Vegas te SHBA-ve, RAY  SEFO,  i cili  do te mbaj një seminar me 27 prill në shkollën e tajboksit të Mustafe Kicajt, ku do te jap leksione të Arteve Marciale.

Të ardhurat  e grumbulluara në këtë Gala, do të dhurohen një donacioni për Krebsligen (Liga kundër Kancerit) në Cyrih.

Biletat mund te blihen ne:  TICKETCORNER, CH,  çmimi duke filluar  nga 15 franga.

Kosovaboxing.org
29 prill 2015 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.