RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Muharrem Hasani pjesmarrës në K-1 Grand Prix të Gjermanisë

1 min read

Me 5 Qershor do të mbahet K-1 Grand Prix 2010 i Gjermanisë në Dortmund. Kjo ngjarje shumë e rendsishme për shqiptarët do të jetë sepse do te garoj kick-boxieri shqiptar Muharrem Hasani kundër Andy Schadenberg. Në këtë turne do të marrin pjesë gjithsejë 8 kick-boxera, ku në këtë turne do të garon edhe kik bokseri i madh i K-1 Stefan Leko. Nëse shkojnë të dytë në finale, mund të luftojnë kunder njeri-tjetrit dhe fituesi do të marr shansën për kualifikim të K-1 për 16-të më të mirëve që mbahet çdo fundvitë në Japoni.

Muharrem Hasani është një kick-boxer që premton shumë në të ardhmen. Hasani momentalisht është kampion në versionin WPKC në kategorinë e rënd dhe ka këtë bilanc te rezultatit. Deri më tani Hasani ka zhvilluar 46 lufta. Rekordi i tij është 42-4 (22 KO), një bilanc mjaft i sukseshëm.

Në mbrëmjen e 5 Qershorir që do të zhvillohet në Dortumund, do të shfaqet edhe kampioni në fuqi i K-1 Semmy Schilt ku do boksoj kundër Karl Glyschinsky. Poashtu do të jetë edhe parameçet mes Kejjiro Maeda kundër Chalid Arrab dhe Gokhan Saki kundër Werner Kreiskott. Këto do të jenë vetem lufta prestigjë pa ndonjë çmim të madh dhe nuk hyn në konkurrencën e luftave të Hasanit, por organizatori e ka madhështu mbrëmjen me plus tre ndeshje të forta për publikun gjerman.

Armend Fetahi
21 Maj 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.