RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Freddy Kamayo fitues në K-1 Grand Prix në Bukuresht

2 min read

Bukuresht, Rumani, 21 Maj 2010 – Freddy Kamayo tash i njohur për publikun shqiptar pasi boksoi vitin e kaluar në Prishtinë me 21 Nëntor kundër kick-boxierit tone të njohur Xhavit Bajrami duke barazuar, është rikthyer si fitues i K-1 Grand Prix në Bukuresht të Rumanisë. Kamayo shkëlque në Bukuresht duke treguar tre lufta mjaft të forta. Ai fitoi në luftën e parë kundër ukrainasit Sergei Laschenko me vendim të gjyqëtarëve për tu takuar në gjysmëfinale me Alexey Ignashov  ku ishte një luftë mjaft e fortë. Ignaoshov doli fitues mirpo e kishte lënduar apo nxjerur gjurin nga vendi dhe nuk mundi të paraqitej në finale kështu që Kamayo-s iu dha rasti dhe triumfoj kundër rumunit Sebastian Ciobanu me “Knock-Out” klasik në raund të 3-të me një “High-Kick”. Kamayo tash ka fituar rastin për kualifikime në K-1 për 16-të më të mirë për Japoni këtë vit. Kamayo ka përmisuar rekordin e tij, tani ka 54-16-1 (40 KO).

Në kuadër të kësaj mbrëmje u zhvilluan edhe disa duele mjaft interesante. Ray Sefo mposhti Ionut Iftimoaie me vendim të unanim të gjyqtarëve, pastaj Erroll Zimmerman mposhti Catalin Morosanu me KO 1. Ngjarjet interesante kanë filluar të mbahen në kuadër të K-1 Grand Prix për shtetet më të forta që e kanë të zhvilluar kick-boxin. Javën tjetër një ngjarje tjetër na pret me 29 Maj ku bokson Badr Hari me Hesdy Gerkes. Poashtu edhe kick-boxieri ynë Kreshnik Rrustemi do të paraqitet kundër Tomas Hron në parameç në Amsterdam. Edhe pas dy javëve siç e kemi paralajmëruar do të zhvillohet K-1 Grand Prix i Gjermanisë ku do të paraqitet Muharrem Hasani me  Andy Schadenberg, pra janë disa ngjarje që dashamirët shqiptar do të jenë të koncetruar nga Amsterdami dhe Dortmundi.

Artan Vërbica
22 Maj 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.