RTK

RTKLive
1 Maj, 2024

Mikkel Kessler fiton titullin WBC kundër Carl Froch

2 min read

MCH Messecenter, Herning, Denimarkë, 24 Prill 2010 – Mikkel Kessler ka fituar titullin e kampionit botërorë në versionin WBC në kategorinë super të mesme.Kessler 43-2 (32 KO) mposhti anglezin Carl Froch 26-1 (20 KO) me vendim unanim pas 12-raundeve. Kessler në prani të 10.000 shikuesve tregoi boks të fortë duke arritur të bëhet kampion botërorë për herë të dytë. Kessler kishte humbur titujt në vitin 2007 nga Joe Calzaghe dhe e kishte pas të vështirë të rikthehet deri te titujt. Ai vitin e kaluar sfidoi Andre Ward mirpo u mposht në Oukland nga amerikani, duke shënuar humbjen e dytë në karierë. Përndryshe ky duel ishte e dyti, në gjiron e dytë në turneun “Super Six” dhe tani të dytë kanë nga një fitore dhe nga një humbje, me nga dy pikë. Carl Froch duelin e tretë do ta ketë me Arthur Abraham ndërsa Mikkel Kessler me Allen Green. Punë më e leht duket për danezin, Kessler.

Lufta Kessler dhe Froch u përshkrua si shumë e forte dhe të dytë dhanë maksimumin deri në fund, mirpo në fund ishin gjyqëtarët që e vlerësuan 115-113, 116-112 dhe 117-111 për Kessler.

“Ka qenë luftë shumë e forte. Kam menduar që lufta do të merr kahje tjetër por unë jam rikthyer në luftë për turnament. Do të pushoj ca ditë dhe të kthehem sërish në palestër e të ushtroj. E dashura ime Rachael është shtatëzane dhe dua të festoj së bashku me te, sa më mirë që është e mundur” deklaroi Kessler.

“Nuk dua të flas shumë për ketë, por nëse ky duel do të kishte ndodhur diku tjetër, do të kishte epilog dhe kahje tjetër. E kam ndje veten pak të pasigurtë për shkak se kam pasur veshin e lënduar. Kam marr disa grushta të fortë nga një goditës i fortë. Ai është një luftar i madh. Tifozët danez kanë qenë të shkëlqyer” theksoi Froch.

Artan Vërbica
25 Prill 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.